E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Lartë greke vendosn ekstradimin e Arben Frrokut

frokuPas shumë zvarritjesh, Arben Frroku, i akuzuari kryesor për vrasjen e komisar Dritan Lamaj, do të ekstradohet nga Greqia për në Shqipëri. Vendimi është marrë nga Gjykata e Lartë greke.

Sipas vendimit të gjykatës, ekstradimi i Frrokut do të ndihmojë zbardhjen e vrasjes së ndodhur më 24 shkurt.

Frroku është arrestuar në Selanik më 25 shkurt, dhe vetëm ditën e sotme është marrë vendimi për ekstradimin e tij.

Fillimisht ishte Gjykata e Selanikut ajo që vendosi ekstradimin e Frrokut, por vendimi u apelua nga ana e avokatit të tij.

Tashmë pritet që nga dita në ditë ai të ekstradohet në Tiranë./b.l

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›