Fama pa ndihmën e mbiemrit

Disa nga fëmijët e prindërve të famshëm në Shqipëri, janë bërë dhe vetë të famshëm, por jashtë Shqipërisë.
Atje ku askush nuk i njeh për afisha-e-aktivitetit bijtë e dikujt dhe ku mbiemri nuk ka mundut tu ndihmoje."Mapo'' ka permbledhur emrat e tyre qe për suksesin e tyre nuk kanë marrë asgjë nga prindërit, përveç geneve.
Elina Duni, me famën nga matanë maleve
Para pak kohësh këngëtarja Elina Duni bëri përsëri një vizitë në Shqipëri për të lançuar videon e këngës “Kur të kujtosh” të albumit të saj “Matanë malit”.
Ajo tashmë është jo vetëm një artiste e njohur, por është nga ato të rrallat që flet për Shqipërinë në të gjithë botën nëpërmjet teksteve në shqip dhe muzikës me taban kombëtar.Kjo nuk ka si të mos e bëjë veçanërisht të dashur në Shqipëri, dhe pse është larguar që këtej që në fillim të adoleshencës dhe zor se mund të ketë ngelur në kujtesën e publikut me interpretimet në festivalet e fëmijëve që në moshën 5-vjeçare.
Është e famshme prej famës së sjellë nga jashtë, nga Zvicra ku ajo këndon prej vitesh rrymën jazz, në një stil të veçantë që vjen dhe nga ndërthurja e kësaj me folkun shqiptar, e shoqëruar nga një trio instrumentistësh.
Ka publikuar tri albume deri më tani; “Baresha”, “Lume, lume” dhe “Matanë malit”, ka dhënë koncerte pa fund, ku fansat e saj që mund të mos dinë ku është Shqipëria, kanë kënduar bashkë me të në shqip dhe ka fituar disa çmime.
Artisti Ergin Kuke
Merret me efektet vizuale dhe ka qenë artisti që i ka realizuar për disa filma të Hollywood-it, klipe këngëtarësh të njohur, koncerte, apo reklama në SHBA, ku jeton prej vitesh. U largua nga Shqipëria pas përfundimit të shkollës së mesme në fillim në Bullgari, ku ka studiuar pak sociologji, pak letërsi e pak gazetari, e më pas në SHBA, në Los Angeles, ku u orientua plotësisht në industrinë e efekteve pamore.
Inva Mula, në piano Genc Tukiçi…
Ajo është një nga shqiptaret më të njohura në botë dhe një nga artistet e muzikës lirike më të mëdha bashkëkohore të globit njëkohësisht. Bija e dy këngëtarëve operistikë, Avni Mula dhe të ndjerës Nina Mula, është kthyer në një emër që shqiptarët e thonë me krenari kur kanë nevojë për t’u identifikuar gjetkë.
Ai është djalë i një tjetër tenori të madh; Ibrahim Tukiçit dhe vëllai i Davidit, këngëtarit që u bë shumë i njohur me duetin me Nertila Kokën “Sagapo”, gjithaq i rritur në një familje ku këndohej dhe luhej piano.
Ishte e vështirë për të dy ata të rritur në familje dhe mjedis artistësh, të mos bëheshin muzikantë, por janë bërë më shumë se kaq, janë bërë muzikantë të suksesshëm në botë, aty ku nuk ishin bij të askujt! Jetojnë të dy në Paris dhe rasti u ka sjellë disa bashkëpunime profesionale. /Indeksonline/