Film për shqiptarët që shpëtonin amerikanët

Gazetarja Monika Stafa ka realizuar dokumentari me titull "Strehuar në Shqipëri", ne shfaqjen e te cilit ne Tirane mori pjese Ambasadori i SHBA-ve ne Shqiperi, Aleksandër Arvizu.
Gjatë fjalës së tij, ambasadori shprehu mirënjohjen për autoren Stafa dhe gjithë popullin shqiptar për ndihmën dhe humanizmin e çmuar në shpëtimin e jetës së disa qytetarëve amerikanë, bejne te ditur mediat shqiptare.
Filmi rrefen historine e disa personave qe ishin pjesë e ekuipazhit të një avioni amerikan, i cili u rrëzua në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. I nisur për në Itali, avioni pati disa probleme teknike dhe bëri një ulje të detyruar dhe të vështirë në zonën malore afër Beratit. I shpëtuar nga shqiptarët, që jetonin në zonën aty pranë, i gjithë ekuipazhi arriti të dilte nga Shqipëria dhe të kalonte në Itali në 1943, pa u pikasur nga gjermanët. /Indeksonline/