E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familja Beckham, fiton Victoria, transferim ne L.A

Ne nje kohe qe Serie A eshte ne pritje te debutimit te yllit David Beckham me fanelen e Milanit, duket se familja me e famshme angleze po kalon kohe te veshtira.

Muajt e kaluar ne Los Angeles kane lene shume shenje ne jeten e Victoria-s, sa ajo ka zgjedhur qe te mos transferohet ne Milano me bashkeshortin. Kete lajm e ka bere te ditur vete futbollisti nga Dubai ku ndodhet me kuqezinjte per fazen pergatitore.

“Te gjithe e dine se sa i dua femijet dhe gruan time, por ne te njejten kohe une dua edhe futbollin. Femijet do qendrojne ne Los Angeles per shkak te shkolles dhe me ta do qendroje Victoria. Kur te vije ne Milano per te me takuar ajo do me shoqeroje per disa dite”, pohon David.

Pervec bujes qe beri firma 3 mujore e futbollistit me skuadren e Milanit, qe prej kohes qe ky transferim u zyrtarizua, faqet e para te revistave jane mbushur me tituj per mosmarreveshjet ne familje, per shkak te deshires se Victoria-s per te qendruar ne Los Angeles dhe kembenguljes se David qe familja te transferohej ne Milano.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›