Kush janë librat më të shitur gjatë vitit 2008
Tiranë, 4 janar 16:08 NOA - Këtë fillim viti vendosëm t’ju paraqesim listat e librave më të shitur për vitin 2008.
Veçantia qëndron në faktin se listat tregojnë titujt që klientët tanë përzgjodhën gjatë vitit që kaloi.
Për t’ju orientuar më mirë, listat janë të ndara sipas kategorive kryesore (letërsia shqiptare, botërore, për fëmijë, etj).
Si fillim, ju prezantojmë tre prej librave që realisht janë kërkuar më shumë.
I pari, është libri më i fundit i shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare - “Darka e gabuar”.
Libri u bë i disponueshëm për lexuesit në nëntor, por megjithëse ishte fundi i vitit, kërkesat ishin të mjaftueshme që libri të dilte i pari në listën tonë.
Libri i dytë, është në fakt një seri librash për fëmijë, nga autori tashmë i mirënjohur Gaqo Bushaka. Seria e aventurave të Çufos, përmbledh katër libra të ndryshëm secili më i këndshëm se tjetri.
Megjithëse seria e librave të Çufos i dedikohet kryesisht fëmijëve nga mosha më e vogël e deri në adoleshencë, ato mbeten pjesë e pazëvendësueshme e literaturës për fëmijë të të gjitha moshave.
Libri tjetëR, është “Të jetosh në ishull” nga Ben Blushi. Shumë pak kohë pasi u botua vepra e një politikani që iu rikthye letërsisë shkaktoi mjaft diskutime të cilat dukshëm nxitën edhe interesin e lexuesve brenda dhe jashtë vendit.
Librat më të shitur sipas kategorive
Letërsia shqiptare
Darka e gabuar, Ismail KadareCa pika shiu rane mbi qelq, Ismail KadareFunerali i pafundme, Visar ZhitiHistori kurre e shkrueme, At Zef PllumiAvangarde engjejsh, Agron TufaBreznite e Hankonateve, Ismail KadareCeshtje te marrezise, Ismail KadareCuka e shtegtarit, Petro MarkoDragoi i Fildishte, Fatos KongoliFerri i care, Burgologji, Visar ZhitiLetërsia e huaj
Letra Dashurie, Gustave FlaubertBija e fatit, Isabel AllendeDashurite e nje jete, Sveva Casati ModignaniDita e fundit e nje te denuari, Viktor HygoEngjej dhe Djaj, Dan BrownGjuetari i balonave, Khaled HosseiniKohe per dashuri, Danielle SteelKronike e nje vdekjeje te paralajmeruar, MarkezLoje dashurie, Danielle SteelLufta dhe paqja, L. N. TolstojLetërsia për fëmijë
Seria e aventurave te Cufos (4 libra)Perralla shqiptare, Virgjil MuciArtemis Fowl, Thesari i Popullit, Eoin ColferAventurat e Kapitenit Grif, Xhek LondonAventurat e Lizes ne Boten e Cudirave, Lewis CarrollDjali, dallendyshja dhe macoku, BunuelHistoria dhe Aktualiteti
Arvanitasit, dhe prejardhja e grekeve, Aristidh P. KolaHistori e shqiptareve, nga iliret deri te pavaresia e KosovesHistoria e Shqiperise pergjate shekullit XX, Nina SmirnovaHistoria e shtetit shqiptar 1912 - 2005, Kastriot DervishiIdentiteti Europian i Shqiptareve, Ismail KadareMehdi Frasheri, Kujtime, (vitet 1913-1933)Anarkia qe po troket, Robert D. KaplanAnkthi pa fund i lirise, Shenimet e interrnimit, Todi LubonjaBajo e Cercizi, Topullaret e GjirokastresCIA, historia e sherbimeve sekrete, Mario Del PeroFilozofia dhe Sociologjia
Adam Smith, Pasuria e kombeve, Helen Winter, Thomas RommelArthur Shopenhauer, veshtrim filozofikFilozifi i Paditur, VolterFilozofia Politike, Nje hyrje e shkurter, David MillerKeshilla per jeten, Arthur ShopenhauerMakiaveli, Nje hyrje e shkurter, Quentin SkinnerRruga ne te cilen rralle shkohet, Scott PeckUtopia, Thomas MoreArti i te jetuarit, Artur ShopenhauerEndrra dhe interpretimi i saj, Sigmung Freud