E Hënë, 2 Nëntor 2026

Familja Fejzulla sjell shijen tradicionale të verës së Leskovikut

Leskoviku njihet për natyrën e bukur të tij, për këngët, mikpritjen e në mënyrë të veçantë për prodhimin e verës e të rakisë. Duke shfrytëzuar traditën e kësaj zone, familja Fejzulla ka ngritur një fermë për kultivimin e rrushit, i cili vjen në një cilësi të lartë.

Familja Fejzulla është kujdesur që të kultivojë në fermën e vet kultivarë të vjetër autoktonë dhe t’i bëjë ata të njohur përmes verës së prodhuar edhe jashtë kufijve.

Kushtet atmosferike të favorshme të Leskovikut, zonës së njohur për prodhimin e verës dhe rakisë patjetër që janë një faktor i rëndësishëm, por edhe rinovimi i teknologjisë së përpunimit të rrushit vitet e fundit nga kjo kompani kanë bërë që vera e prodhuar të shkojë edhe për eksport.

Gazetar: Enea Prenjasi

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›