E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mbarështimi i bagëtive, Besart Bilali, i riu që u rikthye në Bicaj të Kukësit

Mbarështimin e bagëtive e ka të trashëguar ndër breza. Besart Bilali i kthyer nga emigrimi pas 7 viteve qëndrim vendosi të investojë në vendin e tij.

Nuk është vetëm familja e përfshirë në këtë punë, por ai ka punësuar edhe të tjerë. Interesi është i lartë për mishin e kësaj zone si nga banorët e Kukësit, por edhe më gjerë. Veç përfitimeve, kjo punë ka edhe vështirësi tregon Bilali, pjesa më e vështirë është sigurimi i ushqimit duke ditur që numri i krerëve është i lartë.

Sa i përket subvencioneve, është një shtysë për të zhvilluar dhe zgjeruar stallën.

“Tre vitet e fundit kam marrë subvencione edhe këtë vit po presim që të dalin”, tha ai.

Veç lopëve kjo familje mbarështon edhe të imta, ku numëron mbi 300 krerë dele, një pjesë janë në stallë, e pjesa tjetër në kullota.

Të emigrosh me qëllim për t’u kthyer e investuar në vendin tënd, është një shembull për t’u vlerësuar dhe mbështetur e ky rast është Besarti nga fshati Bicaj.

Gazetar: D. Shehu    

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›