E Diel, 1 Nëntor 2026

Familja Spahiu Zjarrfikese familjare perballen ne Tv

Te tjera rreth shkrimit Qeveria jep 500.000 leke familjes Spahiu per varrimin Deshmite shock Ndihma per familjen u vonua Babai i Genc Spahiut kryefamiljari i cili nje ore pas mesnates se shtunes humbi jeten bashke me bashkeshorten e tij Florinda dhe vajzen 4vjece Jona fajeson zjarrfikesit per tragjedine.

Na moren ne telefon e na thane se po digjet pallati i Gencit. Nuk me thane se hyjra kishte marre flake. Kur zbrita poshte sepse pallati im eshte perballe me apartamentin e tyre pashe flaket ne katin e trete. Zjarrfikesit ishin pa mjete. Hyrja e djalit tim eshte ne katin e trete 6 meter nga toka dhe zjarrfikesit nuk kishin nje shkalle 6 metershe. Me se do ti shpetonin Uje nuk pashe asgjekundi.deshmoi gjyshi i Deas se vogel e vetmja e mbijetuar nga tragjedia.

Vajza ka shpetuar ngaqe Genci e ka mbajtur te shtrenguar- tregon me lot ne sy ndersa nuk fsheh dot mllefin Kam nje mllef te madh per zjarrfikesit. Vijne kot per te bere alarm. Si mund te vleresoj punen e zjarrfikesve nese ata nuk arriten te shpetonin 3 jete. Nese do kishin vepruar ne kohe zjarrfikesit ata do kishin pasur demtime djegie por sdo kishin vdekur deshmoi gjyshi i Deas ne nje interviste per emision e pasdites Ora5 ne Tv vizion plus.

Te ftuar te tjere ne panel ishte dhe Arben Cara inspektor policie i cili eshte marre me veprimet hetimore. Ai tha se zjarri ishte zhvilluar ne menyre te ngadalshme brenda apartamentit dhe ne momentin kur gruaja ka hapur dritaren ne dhomen e ngopur me gaz ka hyre oksigjeni cka ka shkaktuar me pas dhe shperthimin e bomboles e cila ndodhej jashte .

Naim Tocilla inspektor i zjarrfikesve tha se zjarrfikesit kishin mberritur ne kohe. Ne oren 01.15 te nates jemi njoftuar nga policia dhe ne 01.20 ishim ne vendngjarje.

Por deshmitari okular i tragjedise dhe njeriu i cili ka njoftuar i pari policine per tragjedine tha se zjarrfikesit kishin ardhur rreth ores 0126 minuta. Madje kishin vonuar per te ndezur pompen e ujit pasi nga sa dukej duhej te kishte pasur probleme. Madje kishin shkalle druri e cila nuk arrinte ne katin e trete tregoi Stiven Jance.

Aktualisht e vetmja e mbijetuar Dea 1vjece ndodhet ne spital. Ndonese e ka kapluar dhimbja nuk harron te falenderoje mjeket qe ne keto momente te veshtira po i rrine prane dhe i shpetuan jeten mbeses se tij nje vjecare. Inspektori i zjarrfikesve deklaroi se polici i zjarrfikeses i cili ka shperthyer deren ka marre plage djegieje ne dore dhe ate nate ishte mjekuar ne spital.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›