Familja e gjyqtarit Konomi Te rrezikuar per jeten

Familjarët e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, i cili u ekzekutua në mënyrë makrabre në qendër të Vlorës, u kanë drejtuar të premten një letër të hapur kreut të vendit Bamir Topi, ministrit të Drejtësisë Eduard Halimi dhe numrit dy të KLD-së, Kreshnik Spahiu ku shprehin shqetësimin për rrezikun që u kanoset për jetën, përsa kohë që autorët e krimit nuk janë gjetur dhe cështja e pronave mbetet ende e pazgjidhur.
"Frika jonë është edhe më e madhe tashmë që ndodhemi në pragun e një gjyqi i cili pritet të zhvillohet të hënën, më datë 3 tetor. Pa dashur të hamendësojmë asgjë, kërkojmë që ju të ushtroni të gjithë influencën tuaj që ky proces të zhvillohet sa më i qetë, i rregullt dhe në përputhje të plotë me ligjin. Familja jonë kërkon jo vetën mbrojtjen e pjesëtarëve tanë, por edhe të trupit gjykues ndaj presioneve të mundshme", thuhet në letër.
Familjarët e gjyqtarit Konomi kërkojnë gjetjen e fajtorëve të vrasjes, si dhe finalizim të proceseve të pronësisë, pasi kështu jo vetëm do të lehtësohej dhimbja për humbjen e madhe, por edhe shteti do t'i japë një shembull mirëfunksionimit të tij.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Kërkim ndërkombëtar për Elezajn
Pas kontrolleve disa javore të policisë brenda vendit, veçanërisht në Tiranë dhe verifikimeve të informacioneve se biznesmeni i arratisur Hajri Elezi lëviz i qetë në kryeqytet, policia shqiptare është dorëzuar duke kthyer përgjigje se ai nuk gjendet brenda territorit shqiptar. Aksident në Gramsh, plagoset 10-vjecari
Një aksident me pasoje plagosjen rëndë të një minoreni ka ndodhur në qytetin e Gramshit. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen “ Sporti” , ku një motocikletë pa targa, me drejtues Armend Boja 25 vjec, banues nga fshati Cerrunjë të Komunës Pishaj të Gramshit ka përplasur 10 vjecarin me inicialet R.B. Topi: Vijim i reformave legjislative
Presidenti i Republikës Bamir Topi deklaroi se është më rendësi vazhdimi i reformave legjislative e institucionale të të gjithë sistemit gjyqësor për t’u sinkronizuar me standardet më të mira evropiane. Vrasjet e rënda, pa autor!
Një vrasje e trefishtë ndodhi në Elbasan në mars të këtij viti. Tre persona të së njëjtës familjes në lagjen Syrja Dylgjeri u ekzekutuan me armë zjarri natën. Shkodër, aksidentohet për vdekje 63-vjecari
Një aksident me pasojë vdekjen e një 63-vjecari ka mesditën e së mërkurës në periferi të qytetit të Shkodrës, pranë zonës industriale.
Lajmet kryesore
Topi: Unë në bulevard, Berisha në bllok
Presidenti deklaron kthimin në politikë
Bulqizë, minatorët dalin nga greva e urisë
Enti Rregullator po shqyrton kërkesat e kompanive CEZ, KESH dhe OST
Korçë, biznesi hap dhe mbyll aktivitetin