E Shtunë, 31 Tetor 2026

TopiKuvendi i Kosoves rol te rendesishem



Arkiv Presidenti i republikës Bamir Topi theksoi rolin e rëndësishëm të Kuvendit të Kosovës e të partive politike parlamentare, maturinë dhe bashkëpunimin mes palëve, pavarësisht mendimeve apo orientimeve të ndryshme politike, çka vlen si shembull për të forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional e ndërparlamentar për të realizuar synimin e dy vendeve tona ndaj vlerave dhe aspiratave të përbashkëta euroatlantike.

Deklarata u dha gjatë një takimi me delegacionin e Komisionit të Punëve të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Kryetari i këtij Komisioni dhe drejtuesi i lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti.

Nga ana e tij, kreu i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti dhe anëtarët e tjerë të Komisionit të Punëve të Jashtme që përfaqësonin Partinë Demokratike të Kosovës, Aleanca për Ardhshmërinë e Kosovës, Lidhjen Demokratike të Kosovës si dhe Koalicionin për Kosovën e Re nëpërmjet Partisë për Drejtësi, duke e falenderuar Presidentin Topi për pritjen e ngrohtë e vëllazërore, vlerësuan lart kontributin personal e të efektshëm të Presidentit Topi dhe të institucioneve të Shqipërisë për mbështetjen e pakursyer dhe përpjekjet e vazhdueshme për rritjen e numrit të njohjeve të shtetit të ri të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Topi: Unë në bulevard, Berisha në bllok
Presidenti deklaron kthimin në politikë

Bulqizë, minatorët dalin nga greva e urisë
Ruçi: Paktin, pastaj ligjet
Enti Rregullator po shqyrton kërkesat e kompanive CEZ, KESH dhe OST
Korçë, biznesi hap dhe mbyll aktivitetin

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›