E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familja planifikon funeral gjigand për Whitney Houston

Share

Ajo vdiq në qytetin e superlativave, por paqen do e gjejë në shtëpi. Të hënën në mbrëmje trupi i këngëtares Whitney Houston u transportua nga Los Angeles për në qytetin e lindjes, në New Jersey. Sipas familjes, funerali do zhvillohet të premten në Prudential Center në Newark. Stadiumi i basketbollit zë 18 mijë njerëz.

Ndërkohë mësohet se nën hetim janë mjekët e këngëtares së njohur. Megjithatë mendohet se ajo nuk ka konsumuar shumë pilula. Një mjek tha se aq pilula i ka secili në shtëpinë e tij. Më pas u shtuan zërat për një koktejl me ilaçe dhe alkool. Në mushkëritë e këngëtares u gjet ujë, kurse trupi i saj u gjet i zhytur poshtë ujit në vaskë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›