Sean Penn: Britania është kolonialiste, arkaike dhe absurde
Share

Aktori i njohur Sean Penn ka hedhur edhe pak benzinë në zjarrin që po ndizet mes Argjentinës dhe Britanisë për Ishujt Falkland.
Aktori tha se Britania është kolonialiste pasi refuzon të dorëzojë Ishujt Falkland tek Argjentina. Aktori tha se Britania është arkaike dhe absurde pasi mban Ishujt Malvine, emërtim ky argjentinas për ishujt.
Komentet e Penn vijnë pak javë përpara 30 vjetorit të Luftës së Faklandeve më 2 prill.
Princi William është aktualisht në një shërbim gjashtëjavor ushtarak në këto ishuj. Argjentinasit e komentuan këtë duke thënë se ai po vinte me uniformën e pushtuesit.
Penn u takua me presidenten e Argjentinës, Cristina Kirchner dje.

Sean Penn dhe presidentja e Argjentinës, Cristina Kirchner