Familjaret Kateri i Radesmonument dhimbjeje jo arti
VLORE- Familjaret e viktimave te Otrantos kerkojne kthimin ne Shqiperi te anijes se tragjedise se 97-es Kateri i Rades dhe jo kthimin ne nje veper arti ne Otranto.
Reagimi vjen pak dite pasi administrata komunale e qytetit te Otrantos ne Itali hodhi idene per vendosjen e skeletit te mbetur te anijes si veper monumentale ne hyrje te portit te Otrantos perballe brigjeve shqiptare.
Familjaret kerkojne ndihmen dhe mbeshtetjen e shtetit per te sjelle anijen Kateri i Rades ne Vlore dhe te shnderrohet ne nje monument te dhimbjes dhe kujteses se shqiptareve.
Nje vrasje e shumefishte po ndodhe me ceshtjen e Katerit te Rades. Ne kemi kerkuar qe kjo anije e vdekjes te mos prishet por jo te behet biznes. Nuk do lejojme qe te behet monument kulture ne shtettin vrares deklaroi sot Pushime Cala kryetare e Shoqates se Familjareve te Viktimave te Otrantos .
Ata i bejne thirrje shtetit shqiptar te nderhyje dhe paralajmeruan se do te ndermarrin te gjitha veprimet demokratike per te parandaluar zbatimin e saj.
PROJEKTI
Ideja per vendosjen e anijes ne qytetin e Otrantos u hodh pak dite me pare nga administrata komunale e qytetit te Italise. Projekti synon transformimin e relikes se anijes shqiptare ne nje veper arti kushtuar viktimave te tragjedise. Lidhur me kete projekt prej dites se henes ne Otranto po zhvillohet nje seminar nderkombetar me teme emigracionin. Sipas projektidese se propozuar vepra do te vendoset ne hyrje te portit te Otrantos.
TRAGJEDIA
Ne tragjedine e 28 marsit te vitit 1997 gjate udhetimit per ne Itali me anijen Kateri i Rades me 115 persona ne bord si pasoje e perplasjes me anijen ushtarake italiane Sibila u mbyten 81 persona mes te cileve 46 gra dhe femije. Prej tyre 57 trupa u kthyen nderkohe qe 24 rezultojne te zhdukur dhe 34 te mbijetuar. Anija e tragjedise u nxorr nga deti 6 muaj pas ngjarjes bashke me nje pjese te trupave te viktimave nderkohe qe me pas ajo u vendos ne Brindisi ku ndodhet edhe sot.
Ne lidhje me tragjedine e Otrantos ne Gjykaten Penale te Leces ne Itali eshte ne proces nje ceshtje gjyqesore ndersa nje tjeter ceshtje civile po zhvillohet ne Brindizi. Kapiteni i anijes italiane Sibila Fabrizio Laudadio dhe Namik Xhaferri kapiten i anijes Kateri i Rades jane denuar ne shkallen e pare ne gjykaten e Brindisit perkatesisht me nga 3 dhe 4 vjet burg.