E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohet ratifikimi i tri konventave nderkombetare

TIRANE- Komisioni parlamentar i Politikes se Jashtme miratoi te marten ratifikimin e tri konventave nderkombetare. Keshtu anetaret e komisionit miratuan ratifikimin e Konventes rajonale per rregullat preferenciale Pan-Euro-Metiteriane te origjines ratifikimin e Protokollit te Privilegjeve dhe Imuniteteve te Qendres per Zbatimin e Ligjit ne Europen Juglindore si dhe aderimin e Republikes se Shqiperise ne ndryshimet e Konventes Per krijimin e Keshillit te Bashkepunimit Doganor bere ne Bruksel me 15 dhjetor 1950.

Ratifikimi i Konventes rajonale per rregullat preferenciale Pan-Euro-Mesdhetare te origjines e cila eshte nenshkruar me 27 qershor 2011 jep mundesine per zgjidhjen e nje sere problemesh te importeve dhe eksporteve shqiptare.

Aderimi i Republikes se Shqiperise ne ndryshimet e konventes Per krijimin e Keshillit te Bashkepunimit Doganor bere ne Bruksel me 15 Dhjetor 1950 krijojne mundesine qe shtetet pale kane dhene dhe do te japin ndihmen e kerkuar ne interes te tregtise nderkombetare duke nxitur bashkepunimin ndermjet qeverive te cdo pale kontraktuese per te siguruar shkallen me te larte te harmonizimit dhe uniformitetit te sistemit te tyre doganor dhe legjislacionit doganor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›