Familjarët e Xhindit: Shteti qëndron pas vrasjes, kërkojmë hetim ndërkombëtar
FIER - Katër muaj pas vrasjes së deputetit të PS-së, Fatmir Xhindi, s'ka autor dhe as pistë hetimi. Pikërisht për mungesën e profesionalizmit të policisë dhe prokurorisë shqiptare familjarët e deputetit bëjnë thirrje për hetim ndërkombëtar. Për më tepër ato thonë se nuk kanë më besim tek shteti i tyre.
Në një prononcim për mediat, gruaja, vëllai, nëna e deputetit shprehen të pakënaqur nga hetimet e deritanishme. Të afërmit shprehen mosbesues ndaj drejtësisë shqiptare, ndërkohë që deklarojnë se janë drejt një vendimi për vetëgjyqësi.
"Shteti nuk po zbardh vrasjen e Fatmirit. Mendojmë se shteti qëndron pas kësaj vrasjeje, shprehen familjarët e Xhindit. Pistat e përfolura për vrasjen e bujshme janë të shumta, por familjarët përqendrohen te pista politike, ku shohin mundësinë dhe shkakun e një vrasjeje të tillë.
Deputeti i Qarkut të Fierit, Fatmir Xhindi u vra një muaj para zgjedhjeve në derën e shtëpisë së tij në Roskovec. Prokuroria e Krimeve të Rënda ngriti disa pista hetimi për ngjarjen e rëndë. Nga pistat e ngritura më herët u mbyll për mungesë provash ajo politike dhe iu kushtua rëndësi pistës për prona.