E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr në kodrën me pisha të Mengëlit

ELBASAN - Zjarri përfshin kodrën me pisha të Mengëlit, për dy orë. Zjarrfikësit kanë kërkuar ndihmën e ushtarëve të repartit të Mengëlit për të izoluar shpërndarjen dhe fikur vatrën. Rreth orës 13.30 kanë qenë pikërisht ushtarët e repartit që kanë lajmëruar zjarrfikësit për rënie e një zjarri mbi kodrën me pisha të Mengëlit në afërsi të repartit ushtarak. Menjëherë një ekip zjarrfikësish, specialist të drejtorisë së pyjeve kanë mbërritur në vatrën e zjarrit e cila ndodhej në një terren të vështirë ku ishte e pamundur të shkonte mjeti. Drejtoria e pyjeve ka kërkuar ndihmën e ushtarëve të repartit pranë vatrës së zjarrit. Menjëherë janë vënë në dispozicion 30 ushtarë të cilët me mjete rrethanore bashkë me zjarrfikësit kanë arritur të izolojnë flakët. Kështu me lopata kanë izoluar vatrën dhe më pas me kova e mjete të tjera kanë filluar fikjen e pemëve një e nga një. Fikja e zjarrit është bërë brenda disa orëve dhe situata është mbajtur nën kontroll me turne nga ana e ushtarëve për të mos lejuar një riaktivizim të zjarrit.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›