Familjaret e te zhdukurve mbeshtesin kushtezimin e bisedimeve Kosove - Serbi
Ne Kosove familjaret e personave te zhdukur gjate luftes i bene thirrje sot Parlamentit qe te mos heq dore nga kushtezimi i bisedimeve Kosove Serbi me zgjidhjen e kesaj ceshtjeje. Kjo kerkese pasoi debatet qe nxiti ne Parlament kerkesa e partive ne pushtet per te rivotuar nje mocion qe i bene thirrje qeverise per kushtezimin e bisedimeve me ndricimin e fatit te te zhdukurve. Edhe 13 vjet pas luftes ne Kosove vazhdon te mbetet i paqarte fati i rreth 1 mije e 800 personave pjesa me e madhe e te cileve te perkatesise kombetare shqiptare.