Për të dytin vit radhazi, Skënderbeu kampion i Shqipërisë
POGRADEC-Skënderbeu është kampion i Shqipërisë për të tretën herë në historikun e vet, trofe të cilin e fiton për të dytin vit radhazi. Një sukses i “firmosur” përfundimisht në Pogradec, me fitoren e kuqebardhëve në derbin e fqinjëve, duke i dërguar automatikisht një kategori më poshtë liqenorët, por festa dhe dorëziomi i titullit do të zhvillohet nesër në stadiumin e Korcës, ku do të jenë të pranishëm edhe drejtuesit më të lartë të FSHF-së.
Këta të fundit, Duka me dy ndihmësit, Kasmi dhe Nuri, ishin të shtunën në Gjirokastër për të laureuar Luftëtarin, si kampion të Kategorisë së Parë. Skuadra gjirokastrite do të jetë pjesë e Superiores edicionin e ardhshëm, së bashku me Kukësin, i cili i “mbiejtoi” transfertës me lushnjarët. Nga Superiorja zbresin direkt nga kategoria Dinamo dhe Pogradeci, ndërkohë që në “play-off” shkojnë Tomori, Apolonia me Kamzën. Fitorja e shëmtuar, falë një goleade të turpshme, ku miqtë luanin vetëm për Bakiun, që ky të dilte fitues i i beratasve në Fier nuk e ka evituar ndeshjen shtesë për ta, për faktin se rikthimi i 3 pikëve nga Apeli ka bërë që “ta hedhë lumin” Shkumbini.
Në këtë mënyrë, skuadrat e renditura në vendet e 10, 11 dhe 12-të do të ballafaqohen me skuadrat e renditura në vendet 3, 4 dhe 5 të Kategorisë së Parë, në të ashtuquajturat sfida “play-off”-i, si “guri i fundit” për Superioren.
(ge.pro/panorama/BalkanWeb)