Familjes Berisha i kanë rënë të ardhurat?!
Familjes Berisha i paskan rënë të ardhurat!
Me gjithë mend e keni?!
Po kush e beson këtë?
Dua të pyes:
Ku punon Argita? Vetëm me qiratë paguan jetën e luksit? Meqë jemi në lëmin e babait Sali, a paguan taksa mbi të ardhurat nga qiratë kjo zonja?
Po Shkëlzeni ku punon? Ka zyrë ky? Apo konsulencat i bën në shtëpi mbi kalë Arabie? Po taksa sa paguan ky agai i vogël i beut të fshatit të madh Shqipëri? Po si ka mundësi, qenka dhe i pastrehë e jetoka përmes një kontrate qiraje?
Po zonja Liri ku punon? Është në pension më thoni?! Po mirë, po fondacioni a ka bilanc hyrje parash e dalje të tyre? Sa para ka administruar? E pres një përgjigje për secilin ankand në secilën ballo luksi, një më një.
Po Jamarbri, dhëndri i beut ku punon? Ka të ardhura ky? Mua më figuron pronar tokash dhe pastaj sipërmarrës në to. Tamam- tamam pjesëmarrës në pallatet e ndërtuara mbi to. Pjesë që vlen miliona!! Njëherësh e shoh në tavolinat shumë milionëshe të Bashkisë, ndërmarrjes së Lulzimit, çunit të gjetur të beut Sali. Hë, ka deklaruar gjë ky apo jo?
Po Miranda Rama, gruaja e vëllait të gruas së beut Sali ka deklaruar pasuri? Pronat e kunatit kanë pallatet me qiratë e shtrenjta, por të garantuara edhe nga të huajt! Po taksa ka paguar ky kunati i biznesit?
Po Elvana Hana, mbesa e gjetur e gruas së beut Sali, ka deklaruar pasuri? Nga pjesët në biznes e nga dividenti i cili për shkak të fitimit të rritur në biznes, patjetër duhet të jetë më i madh?! Po taksa për këto të ardhura ka paguar kjo “mbesa”?
Hetoni! Boll na thatë që këta i ka zënë kriza. Ska krizë që i zë këta. Kanë aq shumë sa sju bën gjë as kriza greke, as italiane, as spanjolle, as portugeze, as sllovene!
Këta kanë imunitet prej krizave. Është garancia që jep pasuria e qarkulluar jashtë kanaleve legale.
