Familjet RAE ne Mitrovice do te jetojne si gjithe te tjeret

Rifadije Smajli 30 vjecare se bashku me familjen e saj 12 vjet te jetes i kaloi ne kampin esmin Llug ne veri te Mitrovices. Ajo ketu ka lindur edhe te shtate femijet e saj me i vogli prej te cileve i ka vetem tre muaj.
Shume veshtire kena jetu. Bajshim kazana e korita me i la thmine. U semujshin neper pluhur e nper lloq neper barraka e derrasa. Te tana te zezat...Femijet mu smujshin nga temperatura mi kapte gerrqi rrefen Rifadija e cila ne kushte te tilla jetese jetoi me afro 150 familje te tjera te komuniteteve rom ashkalinj dhe egjiptas ne kampet esmin Llug dhe Osterode.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Rifadije Smajli ashkalije me femijet
Jeta e veshtire ne kampe po perendon
Familja e Rifadijes eshte njera nder te 38 familjet e komuniteteve RAE e cila se fundmi eshte vendosur ne shtepite e ndertuara nga donacionet e BE-se. Ajo pas cdo dite te kaluar ne shtepine dykateshe me hapesire te mjaftueshme per vete dhe familjen e saj e ndien ndryshimin e jetes krahasuar me baraken ne veri.
Po qysh nuk asht ma mire Vec barna per thmi sa pagujsha...A e din sa pshtim asht per ne Me te tana te mirat. Femijet perdite i laj nbanjo jane shume te gezuar me te tana te mirat. Une per veti jam shume e gezueshme shume...Faleminderit shume prej te gjitheve shume shume
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kjartan Bjornson drejtues i Zyres se BE ne Prishtine
Projekti per mbylljen e kampeve te romeve esmin Llug dhe Osterode ne veri te Mitrovices eshte nje bashkepunim i Komisionit Evropian dhe USAID-it i realizuar ne partneritet me Ministrine per Komunitete dhe Kthim dhe komunen e Mitrovices e cila i ndau trojet. Kjartan Bjornson shef operativ ne Zyren Nderlidhese te Komisionit Evropian ne Kosove thote se
Ideja kishte per qellim largimin e teresishem te familjeve nga kampet dhe shkaterrimin e tyre meqenese 5 milione te shpenzuara nga ne dhe mbi dy milione te tjere nga USAID-i mjaftojne per ti hequr ato perfundimisht. Kampi esmin Llug eshte mbyllur ne vjeshte te vitit 2010 prej ku jane shperngulur dy te tretat e familjeve dhe te gezon fakti se shkalla e plumbit ne gjak me tu larguar nga kampet e kontaminuara me plumb ka filluar tiu zvogelohet. Kane mbetur edhe 38 familje te tjera ne kampin Osterode te cilat mendojme ti terheqim prej aty ne korrik te ketij viti. Pra jeta ne kushte tejet te veshtira ne kampet e kontaminuara me plumb po perfundon thote Bjornsson.
Demtimi i shtepive te reja
Zyra Nderlidhese e Komisionit Evropian ne partneritet me Ministrine per Komunitete dhe Kthim dhe Komunen e Mitrovices para pak kohe ka ndihmuar shpernguljen e 38 familjeve rome ashkalinj dhe egjiptase RAEnga kampi Osterode ne Lagjen e Romeve ne Mitrovice. Njeri nder ta eshte edhe Sebahudin Ramushi 22 vjec. Por tek ai nuk gjejme entuziazmin e pritur.
Ka dallim nga jeta ne kamp por shtepia ka lageshti uji nga banjoja rrjedh muret po qerohen thote Sebahudini. Ndersa Ilmi Ramadani duke treguar muret e leskerosuara dhe tepihet e lagur nga gypat e banjos ankohet per ndermarrjen punekryese.
Problemi eshte se kane punu vec shkel e shko. A po e sheh qysh po qerohen muret Dera e hyrjes me nje shkelme futet brenda dhe ska pike sigurie. Kanalizimin e kane hap para hunde dhe veres kur hapet i vjen era. Oborrin shih qysh e kane lane
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Sasha Rashic minister per Komunitete e Kthim i qeverise se Kosoves
Projekti ka nje qasje te shumefishte ku krahas ndertimit te shtepive dhe riparimit perfshin edhe sherbimet shendetesore arsimin dialogun nderetnik ndihmen ligjore ngritjen e kapaciteteve keshillimin etj. thote Ministri per Komunitete dhe Kthim ne qeverine e Kosoves Sasha Rashic
Mund te them me mburrje se iniciativa e vitit te kaluar se bashku me Komisionin Evropian dhe USAID-in per implementimin e projektit 7 milionesh per bartjen e ketyre familjeve ne nje mjedis me te shendoshe pothuajse eshte arritur dhe pas ndertimit te 88 shtepive te reja ne Mahallen e Romeve aty i kemi kemi vendosur poaq familje. Mbesin edhe 39 familje ne kampin Osterode te cilat pritet te trajtohen deri ne korrik te ketij viti. Ndersa komponenta e integrimit dhe infrastruktura do te mundesoje gjetjen e burimeve dhe gjenerimin e te ardhurave qe ne keto familje te mund te jetojne normalisht.
Pritet organizimi i festivalit ne Mehallen e Romeve
Ndersa organizimi i nje festivali ne Mehallen e Romeve do te jete nje mundesi per nxjerrjen ne pah te kultures dhe tradites se ketyre komuniteteve thote Kjartan Bjornson shef operativ prane Zyres Nderlidhese te Komisionit Evropian.
Ne kemi ide qe te krijojme nje festival te Mahalles Rome dhe do tna pelqente ti inkurajojme keto komunitete te marrin me shume pergjegjesi dhe te organizohen vete ne menyre qe tiu tregojne komuniteteve te tjera se cila eshte kultura dhe tradita e tyre. Se edhe pse ka shume stigma dhe komuniteti nuk eshte i lehte si fqinj ata kane edhe te mira poashtu sic jane muzika vallezimi ushqimi dhe ndoshta edhe pakez raki cfare parapelqehet shume ne Ballkan. Dhe ne shpresojme se ideja e nje festivali te tille do te permiresoje imazhin e tyre dhe do tjete mundesi per hapje vendpunimesh.
Kampet esmin Llug dhe Osterode jane formuar ne vitin 1999 si zgjidhje e perkohshme per afro 150 familje te komuniteteve RAE. Bartja e 38 familjeve te kampit Oserode jane pjese e projektit te financuar nga Bashkimi Evropian. Ndersa me largimin e 39 familjeve ne korrik te ketij viti perfundimisht do te mbyllen keto dy kampe te cilat jane quajtur pike e zeze per Kosoven dhe turp per Evropen e shekullit 21.
Autor Ajete Beqiraj
Redaktoi Auron Dodi