E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthimi i Aretha Frenklin

Këngëtarja Aretha Frenklin ka lajmëruar rikthimin e saj ne skene ne muajin maj, pasi prej disa muajsh këngëtarja është e shtruar ne spital. 68-vjecarja ka planifikuar lancimin e albumit te saj me te fundit ne një performance ne Bufalo me date 28 maj. Nëntorin e kaluar Franklin anuloi te gjitha koncertet e saj dhe daljet publike, duke zbatuar urdhrat e mjekeve. Qe nga ajo kohe, këngëtarja e cilësuar si ?mbretëresha e shpirtit? ka ndjekur një diete te forte dhe ka humbur disa kile. Vetëm ne muajin janar, Aretha Franklin deklaroi se ndihej për mrekulli dhe se kushtet e saj shëndetësore janë përmirësuar ndjeshëm, por kjo gjë nuk dihet saktësisht pasi këngëtarja vijon te mbetet nen vëzhgimin e mjekeve.

Shpërndaje          

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›