Familjet që duhet të ngushëllojë Berisha
“Kryeministri Berisha zhvilloi sot homazhe në nderim të efektivit të Policisë në komisariatin e Peqinit, Zabit Caka, i cili u vra mesnatën e djeshme në krye të detyrës.
Berisha shprehu dhimbjen për humbjen e policit Caka dhe njëherësh i përcolli ngushëllimet familjes së tij, shokëve dhe qytetarëve të Peqinit për këtë humbje”, thuhet në një njoftim të Kryeministrisë.
Por, pas zbulimit të fakteve skandaloze të Wikileaks për Agron Kuliçaj, Berisha duhet tu kërkojë falje familjeve të katër punonjësve të policisë që u vranë dy vjet më parë në përpjekje për të arrestuar Dritan Dajtin.
Duhet tu kërkojë falje, pasi nëse faktet e ambasadaës amerikane për lidhjet e Agron Kuliçit, njeriut të besuar të Berishës, për lidhjet me Dritan Dajtin janë të vërteta, atëherë ata katër punonjës kanë humbur jetën si pasojë e korrupsionit shtetëror.
Nëse Dritan Dajti nuk do të kishte lidhje në polici, ata katër punonjës sot do të ishin gjallë, ndërsa Dajti do të ishte me kohë në burg.
Për këtë arsye, minimumi që mund të bëjë Berisha, është tu kërkojë falje familjeve të katër punonjësve. Këtë mund ta bëjë fillimisht duke shkarkuar Kuliçin dhe vënien e tij para përgjegjësisë.