Fansat ne rrjetet sociale Barca dhe Reali bejne kerdine ne Facebook

Faqja braziliane www.futebolfinance.com ka publikuar listen e 25 skuadrave qe kane numrin me te madh te tifozeve ne faqet sociale
Kete fundjave ne sallat e kinemave ne Evrope do te transmetohet per here te pare filmi The Social Network qe flet per jeten e Mark Zukerbergut dhe gjenezen e Facebookut. Pas ketij lajmi te shumte do te jene ata qe do te vihen perballe nje udhekryqi mjaft kompleks. Nga njera ane ndodhet kinemaja ndersa nga ana tjeter ndodhen arenat e stadiumeve me te medha evropiane kete jave ne Itali luhet derbi i Madonines ndersa ne Spanje Barca pret ne Katalonje nendetesen e verdhe. Nje dileme e tille e ka bere edhe me intrigante nje sajt brazilian qe ka marre persiper te llogarise fansat qe kane ne Facebook disa nga skuadrat me te medha ne bote.
Dominimi
Faqja braziliane www.futebolfinance.com ka publikuar listen e 25 skuadrave qe kane numrin me te madh te tifozeve ne faqet zyrtare dhe jo e rrjetit me te famshem social ne internet 500 milione te regjistruar mes dy miliarde personave qe perdorin internetin ne te gjithe boten. Duke marre parasysh keto shifra Facebooku tashme shihet edhe si nje mjet i fuqishem marketingu prezantim produktesh shitje informacione etj. Ajo qe qesh me teper nga te gjithe eshte Barcelona e Pep Guardioles 6 milione e 200 mije te regjistruar e ndjekur nga Reali i Madridit me 1 milion me pak. Me pas vijne me radhe Gallatasaraji 4 milione e 600 mije Mancester Junajtid 4 milione e 200 mije Liverpuli 3 milione e 150 mije Fenerbahce 3 milione e 100 mije Celsi 2 milione e 300 mije dhe Arsenali 2 milione e 120 mije. Ne vendin e nente e para nga italianet renditet Milani me 1 milion e 600 mije mbeshtetes. Ekipi tjeter italian ne listen e 25-shes eshte Napoli qe mban vendin e 12-te me 350 mije te regjistruar.
Dyfish
Dy te medhate e Spanjes kane bere hapa gjigande krahasuar me veren e kaluar kur vendin e pare e mbante Gallatasaraji me 41 milione tifoze. Klubi turk ndiqej nga Barcelona me 34 milione dhe Fenerbahce qe numeronte 2 milione e 600 mije mbeshtetes. Pra Barcelona pothuajse e ka dyfishuar numrin e fansave ne internet brenda pak me teper se nje viti. Pothuajse te njejtin efekt ka sjelle edhe Hoze Murinjo te Reali.
Renditja
Skuadra Fansa Skuadra Fansa
1 FC Barcelona 6.200.000 14 Bajern i Mynihut 290.000
2 Real Madrid 5.200.000 15 Benfika 280.000
3 Gallatasaraji 4.600.000 16 Roma 270.000
4 Mancester J. 4.200.000 17 Mancester Siti 230.000
5 Liverpuli 3.150.000 18 CA River Plejt 215.000
6 Fenerbace 3.100.000 19 Totenhem H. 200.000
7 Celsi 2.300.000 20 FC Porto 180.000
8 Arsenal 2.120.000 21 O. Lion 170.000
9 Milan1.600.000 22 Bordo 140.000
10 Boka Xhuniors 1.000.000 23 Levski Sofia 110.000
11 O. Marseje 700.000 24 Anderleht 100.000
12 Napoli 350.000 25 Sportingu i Lisbones 99.000
13 PSG 350.000 26 Beshiktash 94.000