Dimraj Tiranen e trembin vetem arbitrat

Pas fitores se arritur javen e shkuar ne Peqin te Tirana tashme kane filluar qe te mendojne seriozisht per sfiden e radhes qe do te luajne ndaj Vllaznise
Pas fitores se arritur javen e shkuar ne Peqin te Tirana tashme kane filluar qe te mendojne seriozisht per sfiden e radhes qe do te luajne ndaj Vllaznise ne fundjave. Shefi i Klubit Rauf Dimraj eshte i bindur se bardheblute do te mbajne kete ritem edhe ne vazhdimesi madje sipas tij do te jene ne radhe me pretendentet e tjere per te synuar titullin.
Per trajnerin
Shefi i klubit Dimraj ne nje prononcim te dhene per mediat shprehu tere keqardhjen e tij per ate nisje te dobet qe beri Nevil Dede ne stolin bardheblu.
Eumlshte fatkeqesi qe ky trajner nuk ka fituar me shume ndeshje por ne kemi pasur edhe gjyqtaret kunder. Dhe kete e shikoj si problem serioz pasi ndeshjet e kamufluara vazhdojne qe te na ndjekin - tha Dimraj.
Per arbitrat
Nje tjeter ceshtje mjaft e rendesishme e prekur nga shefi i klubit bardheblu eshte edhe ajo e arbitrimit. Se fundmi ne fillimin e kesaj jave klubi bardheblu i dergoi nje leter-ankese Federates Shqiptare te Futbollit duke qene se xhaketat e zeza kishin gabuar jo pak ne takimet ku kishin gjykuar Tiranen. Nisur nga menyra se si kane shkuar gjerat kush me siguron mua qe nuk do te kete nje gjykim jo korrekt edhe ne takimin ndaj Vllaznise E nisim nga Kavaja erdhi me pas Teuta ku gjerat ishin ndryshe pasi ne luajtem ne shtepi e me pas ne Peqin. Pesuam gol ne pozicion jashte loje e na u anulua nje tjeter gol i rregullt. Ekipi i ka te gjitha mundesite qe te ece perpara. Aktualisht Tiranen nuk e tremb asnje skuader vetem arbitrat - deklaroi Dimraj.
Financat
Per sa i perket gjendjes financiare te klubit Dimraj pohoi se situata eshte normale. Me pas perfaqesuesi i bashkise tek 24 here kampionet e Shqiperise shtoi Nuk ka pse te krijohen shqetesime per kete. Ne tani po procedojme qe ne ditet ne vazhdim tu japim futbollisteve rrogat e radhes.
Ceshtja Seferi Dimraj Te zgjidhet sipas ligjeve
Klubi i Tiranes ka nje ceshtje te pazgjidhur ende me ish-presidentin Metush Seferi. Bardheblute i detyrohen ketij te fundit 440 milione leke. Dhe ish-presidenti deklaroi se do ti drejtohej FIFA-s institucionit numer nje te futbollit boteror per ti dhene zgjidhje. Ne lidhje me kete shefi i klubit u shpreh Metush Seferi ka qene president i Tiranes dhe dihen meritat qe ai ka ne kete klub. Kete e dine qe te gjithe. Ai ka te drejten e tij ligjore dhe kete mund ta kerkoje nepermjet ligjeve. Por edhe klubi i Tiranes do te mbroje me te gjitha forcat te drejtat e saj nepermjet ligjeve - perfundoi Dimraj. Ish-presidenti i bardhebluve ka fituar gjyqin me Tiranen dhe klubi duhet qe ti paguaje atij shumen prej 440 milione lekesh te vjetra. Llogaria bankare e bardhebluve eshte bllokuar per kete ceshtje duke mos lejuar kryerjen e asnje veprimi pasi ne te kundert leket do te bllokoheshin nga zyra e Permbarimit.
Vllaznia vjet 2 fitore ne Qemal Stafa
Nje vit me pare skuadra e Vllaznise shokoi bardheblute pasi ne 3 fazat kuqeblute fituan 2 takime ne Qemal Stafa. Konkretisht ne fazen e dyte 0-1 dhe ne fazen e trete 1-2. Nderkohe bardheblute fituan ne fazen e pare ne Shkoder me rezultatin 1-0 me gol te Gjergji Muzakes. Por ne sfiden e kesaj jave kryeqytetasit do te kerkojne qe te mos bejne hap fals dhe per te vazhduar rrugen e nisur pasi ne dy javet e fundit kane sigluar 2 fitore me Teuten dhe Shkumbinin.
Mungesat ndaj shkodraneve
Do te kene jo pak por 3 mungesa bardheblute ne ndeshjen e fundjaves qe do te luajne ndaj Vllaznise. Skuadra e trajnerit Nevil Dede krahas Gvozdenovicit dhe Mukes nuk do te kete te gatshem nje tjeter titullar. Behet fjale per shkaterruesin 21-vjecar Sabien Lilaj i cili sipas drejtuesve te skuadres bardheblu ne ndeshjen e javes qe shkoi ne Peqin ka marre kartonin e trete te verdhe. Kjo e detyron ate qe te mos luaje ndaj Vllaznise nje mungese qe i prish jo pak planet e trajnerit Dede para sfides me kuqeblute.
Renditja Superliga
Nd Pike
1 Dinamo 10 23
2 Flamurtari 10 22
3 Skenderbeu 10 19
4 Tirana 10 15
5 Teuta 10 15
6 Shkumbini 10 14
7 Vllaznia 10 14
8 Laci 10 11
9 Besa 10 8
10 Kastrioti 10 8
11 Bylis 10 7
12 Elbasani 10 6