E Diel, 1 Nëntor 2026

Fantazma te frikshme apo suvenire nostalgjie - Si kujtohen sot ish-diktatoret komuniste

E njejta pamje si cdo vit me 25 maj ne diten ne te cilen ne ish-Jugosllavi festohej me aktivitete masive datelindja e birit me te madh te popujve tane Josip Broz Tito ne vendin e tij te lindjes Kumrovec takohen shume njerez nga te gjitha pjeset e shtetit nderkohe te fundosur. Ata kendojne kenge partizane te vjetra tundin flamujt nderkohe te harruar dhe pine ne restorantin e vogel vere nga vreshtat e Brozit. Dhe shiten serish stema filxhane kafeje dhe bluza me portretin e Titos.

Sepse Tito eshte sot ende i pranishem shpjegon Tvrtko Jakovina historian nga Zagrebi Si me pare kur ende jetonte edhe sot Titoja eshte marke. Gazetat shiten kur kane ne faqen e pare nje tregim me ate ne rolin kryesor. Gjithcka qe ka te beje me te zgjon interes te vecante dhe kjo ne te gjitha palet.

Kult personi ne shtetet socialiste kishte qe ne krye- duke nisur qe nga kufoma e drejtuesit te revolucionit te Tetorit Vladimir Iljitsch Lenin qe u ballsamos dhe u vendos ne mauzoleumin e ndertuar qellimisht per te ne Sheshin e Kuq. Pasardhesi i tij Stalini shkoi edhe me tej. Portreti i udheheqesit te madh pati periudha qe u nderua si ikone.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Festimi i ditelindjes se Titos ne Kroaci.

Stalini ishte modeli i madh dhe pas Luftes se Dyte Boterore e eksportuan si model ne te gjitha shtetet socialiste te Evropes Lindore Qendrore dhe Juglindore. Por ka pasur edhe perjashtime thote Daniel Ursprung historian ne universitetin e Zyrihut

E kam fjalen para se gjithash per Rumanine ku qe prej fundit te viteve 60 Nikolae Caushesku ndertoi nje kult krejt te ri personi. Ne nje mase me te vogel mund ta thuash kete edhe per Bullgarine ne vitet 70/80 me Todor Zhivkovin dhe natyrisht per rastin e vecante Shqiperi ku Enver Hoxha qe prej viteve 50 e coi me tej kultin fillimisht stalinist deri ne fund te jetes se tij.

Nje rast tjeter i vecante eshte edhe ish-Jugosllavia deklaron Daniel Ursprung

...ku Tito prej te gjithe atyre qe permendem padyshim ishte ai qe zoteronte nje sharme autentike pra ku njerezit pjeserisht e nderonin ate edhe me inisiativen e tyre.

Sot me shume se 20 vjet pas renies se Murit dhe kolapsit te socializmit ne Evropen Lindore kujtimet e koheve te shkuara jane te gjalla.

b

Ne Shqiperi udheheqesi stalinist Enver Hoxha nderohet prej shume veteve ende si clirues i madh nga pushtimi fashist ne Luften e Dyte Boterore dhe si nje lloj heroi kombetar i cili u ktheu shqiptareve pavaresine. Pasi ne vitin 1997 thuajse u shkaterrua rendi publik njerezit nisen ti sfumojne dukurite negative te kohes se Hoxhes dhe te kujtojne kohet e vjetra te mira kur kishte stabilitet siguri dhe rregull edhe nese jo mireqenie gjithsesi te ardhura te sigurta te rregullta. Nderkohe ka nje treg te vertete per objekte ne kujtim te Hoxhes thote Daniel Ursprung

Ngjashem si mund te gjesh ne Paris Kullen e Eifelit ne miniature ose ne Piza Kullen e Pjerret ne kalane e Beratit per shembull mund te blesh buste te vegjel te Hoxhes mund te blesh fotografi te tij...Gjen praktikisht gjithe spektrin e objekteve tipike per turistet sic i gjen edhe ne vende te tjera qe shesin suvenire per turistet.

Krejt ndryshe paraqitet situata sot ne Poloni. Atje kishte qe heret nje fryme te forte antikomuniste vecanerisht kultin e personit e shihnin qe heret si simbol te tuteles se padashur ruse. E kaluara socialiste atje sot shihet ne menyre kritike behen studime per represion dhe shkelje te te drejtave te njeriut ne kohen e atehershme. Nje nostalgji e mundshme mbetet ne ambjentin privat nje glorifikim i saj ne publik nuk behet thote gazetari polak dhe publicisti Janus Reiter. Megjithate e kaluara nuk sfumohet krejtesisht

E kaluara zbulohet si dicka me teper e cuditshme dhe qesharake. Pikerisht absurditetet e jetes ne komunizem ato kane njefare vlere zbavitese por kjo nuk politizohet me. Une besoj se kjo ka te beje ne pergjithesi me faktin se shoqeria ka mberritur ne sistemin e ri.

Autor Zoran Arbutina / Auron Dodi

Redaktoi E. Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›