E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fares:Assad, gati të përdorë armë kimike

Politikani më i lartë sirian që u kthye në krahun e opozitës tha për BBC-në se regjimi i Assad nuk do të ngurrojë të përdorë armë kimike nëse do të ndodhet në pozicion të vështirë.

Navaf Fares, ish-ambasadori sirian në Irak, tha se njoftime të pakonfirmuara tregojnë se armë të tilla mbase mund të jenë përdorur tashmë.

Ai gjithashtu tha se shpërthimet e mëdha në të gjithë Sirinë janë orkestruar nga regjimi në bashkëpunim me Al-Kaedën.

Ndërkohë, i dërguari i OKB-së dhe Lidhjes Arabe, Kofi Anan do të zhvillojë bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin mbi gjendjen në Siri.

Rusia është një aleat kyç i Sirisë dhe takimi vjen mes presionit në rritje që ndëkombëtarët të hyjnë në veprim kundër vendit, i cili ka qenë në trazira që nga marsi i vitit të kaluar, kur filloi një tentativë kryengritje kundër qeverisë së Presidentit Bashar Al-Asad.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›