E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërcënim terrorist, mbyllet ura që lidh SHBA-në me Kanadanë

Mbyllet ura e madhe që lidh Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë.

Policia tha se ura që lidh Detroitin me Uindsorin e Ontarios është mbyllur pasi që autoritetet amerikane marrë një kërcënim për bombë, katër ditë pas një incidenti të ngjashëm.

Deri më tani, nuk ka raporte se është gjetur ndonjë pajisje shpërthyese.

Të enjten e kaluar, një kërcënim me bombë që iu bë zyrtarëve kanadezë, çoi në mbylljen e tunelit, që lidh dy qytetet. Asnjë bombë nuk u gjet në këtë incident.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›