Farmacistet, nis marrja e krediteve per formimin profesional
Sikunder do te ndodhe me stafet mjekesore, edhe farmacistet ne te gjithe vendin duhet te plotesojne kreditit e duhura per ushtrimin e metejshem te profesionit. Keto kredite ata duhet te t'i fitojne per nje periudhe prej pese vjetesh sipas ndarjeve te percaktuara ne programin e edukimit te vazhduar, ndjekja e te cilit do te jete e detyrueshme. Keshtu, duke filluar nga mesdita e dites se hene prane departamentit te farmacise te Fakultetit te Mjekesise ne kryeqytet do te celen aktivitetet e Edukimit ne Vazhdim per farmacistet. Keto aktivitete do te jene te perditshme per tere muajin qershor. Ne varesi te rregullores se percaktuar cdo aktivitet do te zgjase 2 ore e 30 minuta dhe ndjekja e dy prej tyre do te garantoje numrin e krediteve minimale per vitin 2010, ndjekja e kater aktiviteteve do te garantoje kreditet e keshilluara. Per regjistrimin ne cdo proces te edukimit, qe do te zhvillohet gjate gjithe muajit, eshte percaktuar nje kuote prej 500 lekesh. Ndjekja e ketij programi eshte nje detyrim i farmacistit, qe buron jo vetem nga Kodi Deontologjik i profesionit, por dhe nga legjislacioni per sa i perket kujdesit shendetesor, ku parashikohen sanksione per ata profesioniste te shendetesise qe nuk e respektojne kete detyrim. "Per te respektuar kriteret e Programit te Ricertifikimit ne u keshillojme farmacisteve te marrin pjese te pakten ne dy seminare (4 oresh) per te perfituar minimalisht 8 kredite formuese per vitin e pare te programit te kualifikimit. Keto programe per farmacistet duhet te fokusohen ne tema, si: farmacia e aplikuar dhe e orientuar drejt pacientit, menaxhimi i riskut, etika farmaceutike, shkencat e komunikimit, shendeti publik, ekonomi shendetesore, farmacia klinike. Ne rastin e farmacistit kursi i kualifikimit eshte nje cikel unik te pakten 5-vjecar, cka do te thote se "farmacist" eshte profesionisti i diplomuar si farmacist, me nje cikel unik te pakten 5-vjecar (diplome e integruar e nivelit te dyte). Njihen ne te njejten mase diplomat e leshuara nga Universiteti i Tiranes, dega farmaci, sipas programit te meparshem te miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkences dhe diplomat e huaja ne farmaci, te ekuivalentuara nga kjo ministri. Ndersa studentet qe mbarojne ne vitin 2010, pervec praktikes profesionale do t'u duhet te japin edhe provimin e shtetit, kalimi i ketij provimi u jep te drejten te regjistrohen ne nje urdher profesional. Vetem pas kesaj ata kane drejten qe te ushtrojne profesionin e farmacistit.