E Shtunë, 31 Tetor 2026

Semundja qe mposhtet me heshtjen e Valonit

Sonila Isaku
Fjalet e tij jane shume te pakta. Sapo e takon e pavaresisht se e pyet ai nuk te kthen asnje pergjigje. Vetem kur e pyet se nga je ai duket sikur gjithe kete kohe ka grumbulluar ze per te te thene se eshte nga Kosova. Me pas nuk te tregon se ku ka lindur apo sa vjec eshte por vetem sheh nga shtrati i tij dhe ilacet qe i qendrojne mbi koke. Duket sikur te thote qe qetesia per te eshte me e mira pasi vetem keshtu mund te kaloje nje pjese te mire te dhimbjes.
Semundja
Prej disa javesh Valoni djali 7 vjecar nga Gjilani i Kosoves, ndodhet i shtruar ne Spitalin e Pediatrise ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza". Problemet e shfaqura tek vogelushi kane qene te menjehershme dhe prinderit e tij pas ekzaminimeve te bera ne spitalet e Kosoves u kane sugjeruar te kerkojne ndihmen e mjekeve shqiptare. Prinderit e tij kane konstatuar nje crregullim ne gjak i cili fillimisht i shkaktonte nje temperature por me pas ulje te rruazave te kuqe te gjakut. "Kjo situate filloi te perseritej shpesh dhe ne kerkuam ndihmen e mjekeve pasi femija po vinte e dobesohej cdo dite. Ne Kosove na u dha ndihma e pare, por aty nuk mund te trajtoheshin keto raste" thote e ema e Valonit. Nderkohe qe ky i fundit vazhdon te kete te pakta fjalet te te tregoje mbi veten e tij. E ema tregon qe Valoni te hyje ne bisede me dike duhet ta njohe mire personin, me pas i tregon atij gjithcka mbi veten e tij.
Dhurata
Nje dhurate qe Valoni e ka marre nga disa studente e shikon me shume dashuri. Aty nis edhe te flase se i pelqen shume te luaje tenis. "Qenka shume e bukur, ashtu si mua me pelqen" thote Valoni me ate theksin e tij nga Kosova. Por nuk ka qene vetem Ky djale qe ka marre nje dhurate nga studentet te cilet kane qene te pranishem dje ne pavijonin e onko-hematologjise. Studente te fakulteteve te ndryshme kane qene ne kete pavijon per te dhuruar medikamente dhe dhurata per pacientet e vegjel te ketij sherbimi. Kane qene mbi 20 studente te cilet me te ardhurat e tyre kane bere te mundur blerjen e medikamenteve te kimioterapise per keta femije. "Ka qene nje fond prej 100 mije lekesh te cilat jane siguruar nga studentet e Shqotes "Ardhmeria". Ne kete shoqate nuk jane vetem studente te fakultetit te Mjekesise por edhe te fakulteteve te tjera si Ekonomik, Filologjik, Inxhinieria etj. Duke qene se ne studentet e mjekesise ishim ne vitin e fundit ku perfshihet edhe lenda e pediatrise kemi vendosur tu vijme ne ndihme ketyre femijeve te vegjel" kane pohuar studentet e fakultetit te Mjekesise. Nderkohe per sa i perket furnizimit me ilace drejtori i QSUT, Ilir Dashi ka premtuar se me perfundimin e procedurave tenderiale do ti jepet fund mungeses se ilaceve neper spitale.
Mjeket apel per dhurim gjaku

Stafi mjekesor i pavijonit te ono-hematologjise ka bere apel per dhurim vullnetar te gjakut per te ndihmuar kete kategori te pacienteve, po ashtu edhe apel bizneseve per te qene me afer ketyre pacienteve, per t'u organizuar festa dhe aktivitete te tilla duke krijuar atmosfera te kendshme ne menyre qe ata te harrojne disi semundjen e rende. "Le te sherbeje ky rast per sensibilizimin qe t'u qendrojme prane ketyre pacienteve qe kane nevoje. Por me e rendesishme eshte ndergjegjesimi i te gjithe shqiptareve per te dhuruar gjak per te gjithe keta femije ne nevoje. Me pas vijne edhe kerkesat e tjera. " thote pediatrja onkohematologe, Donieta Bali. Nderkohe qe gjate ketyre diteve ka nisur fushata e Kryqit te Kuq per dhurim vullnetar te gjakut ne kuader edhe te dites Boterore te Gjakut ne 14 qershor. Thirrjes i jane pergjigjur nje sere institucione, kryesisht administrata publike te cilet jane treguar te gatshem per te dhuruar gjak.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›