Farmacite bujqesore, shesin barna te skaduara
Farmacite bujqesore jane vene ne qender te kontrolleve nga ana e Drejtorise se Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit, ne Fier. Gjate nje aksioni te zhvilluar javen e fundit ne 19 farmaci bujqesore, jane evidentuar dhe sekuestruar fara, inpute dhe preparate bujqesore, pa standarde. Autoritetet bujqesore deklarojne se kontrollet do te vazhdojme me qellim qe fermeret e Qarkut te Fierit, te marrin garanci per farat dhe pesticidet qe perdorin. Drejtori i Bujqesise ne Fier, Fatos Troka eshte shprehur se nga kontrollet e ushtruara gjate javes se fundit, eshte gjetur nje sasi prej 200 kilograme inpute dhe preparate te skaduara. "Pese farmaci bujqesore, nga 19 te kontrolluara kane rezultuar se kishin pjesen me te madhe te mallit te skaduar qe ne kemi gjetur ne kontrollet tona. Jo vetem qe u eshte sekuestruar sasia e farave dhe pesticideve, por ndaj perfaqesueseve te ketyre farmacive eshte vendosur edhe mase ndeshkimore me gjobe. Mallrat e skaduara, pritet te asgjesohen ditet ne vijim pasi kontrolli eshte shtrire ne farmaci te tjera", eshte shprehur kreu i Drejtorise se Bujqesise dhe Ushqimit. "Shkeljet qe jane gjetur ne farmacite e kontrolluara javen e fundit, kane qene te renda dhe lidhen direkt me afatin e kaluar te skadences se mallit bujqesor qe tregtojne", ka vijuar me tej drejtori i Bujqesise ne Fier. Qellimi i kontrolleve te ushtruara ne menyre te vazhdueshme nga Drejtoria e Bujqesise, ka qene garancia e munguar deri tani per fermeret e Qarkut te Fierit. Qellimi me primar eshte garantimi i preparateve me standarde, qe i jep padyshim fermerit siguri prodhimi.
Xh.Beharaj
Xh.Beharaj