E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skeme e re, per maturantet e vjeter

Te gjithe kandidatet qe e kane kryer shkollen e mesme para vitit 2008, pra para perfundimit te ketij viti shkollor, nuk duhet ta marrin mundimin per te perllogaritur piket e peraferta me koeficientet qe jane shpallur sivjet. Kjo, sepse Agjencia e Vleresimit te Arritjeve, e ka pare te arsyeshme qe piket t'u llogariten sipas koeficienteve te vitit kur kane mbaruar shkollen. Keshtu, burime nga AVA sqarojne se gjithcka vjen ne zbatim te rregullores se Matures Shteterore te ketij viti. "Per te gjithe ata qe shkollen e mesme, e kane perfunduar para vitit 2008, kete vit ne rregullore sic eshte bere e ditur eshte parashikuar mbartja e provimeve me zgjedhje. Pra, do te thote qe nuk do t'i rihapin dhe do t'u njihen notat", sqarojne specialistet e AVA-s. Thene ndryshe, per secilin, llogaritja e pikeve do te behet me koeficientet e vitit kur kane mbaruar gjimnazin. Sipas specialisteve te Agjencise se Vleresimit te arritjeve, nese maturanti i ka dhene provimet me zgjedhje ne 2007-en, nota eshte po ajo dhe piket do te llogariten me koeficientet e atij viti. Ndersa maturantet e ketij viti do te grumbullojne rezultatet per ne universitet me koeficientet qe jane miratuar se fundmi. Gjithsesi, sipas specialisteve te AVA-s, ndryshimet nga viti ne vit sa i perket koeficienteve, pergjithesisht nuk jane shume te medha, pasi edhe shumica e lendeve, thuajse jane njesoj. Sipas te dhenave te publikuara nga Agjencia e Vleresimit te Arritjeve rreth 30 per qind e kandidateve qe do te konkurrojne ne universitete, nuk i perkasin matures se ketij viti. Kerkesat e atyre qe kane perfunduar shkollen e mesme para vitit 2008, e qe deshirojne te vazhdojne studimet e larta ne vitin e ardhshem akademik, jane me te lartat ne keto tre vitet e fundit. Pas mbledhjes se te dhenave te depozituara nga te gjitha drejtorite arsimore te vendit, rezulton se rreth 47 mije maturante, kane aplikuar per ndjekjen e studimeve te larta per vitin e ardhshem akademik. Ata tashme kane plotesuar formularin A-1, me ane te se cilit kane caktuar lendet me zgjedhje. Provimeve per to, do t'u nenshtrohen ne daten 10 korrik. Perpara tyre duhet te japin patjeter edhe lendet e detyrueshme, ate te letersise dhe matematikes, perkatesisht ne datat 2 dhe 11 qershor. Formularin A-2 do ta plotesojne sapo te marrin rezultatet e ketyre dy provimeve.

Si te llogaritni piket, para provimeve me zgjedhje

Me sugjerimet e dhena nga specialistet e AVA-s, tashme piket mund te llogariten edhe duke pasur vetem disa nga komponentet qe gjenden ne formule. Sipas burimeve, formula e llogaritjes se pikeve eshte: ((D1 + D2 + M) x k1 + (T1 + T2) x k2) x 100 = X (ne varesi te rezultatit qe del). Sipas kesaj formule, M = mesatarja, D1 = provim i detyruar letersia, D2 = provim i detyruar matematika, T1 = provim me zgjedhje 1, T2 = provim me zgjedhje 2, k1 = koeficienti sipas shkolles se kryer dhe k2 = koeficienti sipas provimeve me zgjedhje. Edhe sivjet, regjistrimi do te kryhet ne dy raunde. Sipas specialisteve, nese nuk regjistroheni ne raundin e pare te regjistrimeve, humbisni te drejten e shkollimit. Ky eshte kriteri i vendosur nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences per regjistrimet ne universitete, i cili nese nuk zbatohen, ka pasoja per studentet fitues.

L.Ndoka


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›