E Shtunë, 31 Tetor 2026

Farmacitë online, minimizim i abuzimeve

Projekti

Në lidhje me projektin “Farmacitë online”, të dhënat e përftuara do të ndihmojnë për të minimizuar abuzimet, por edhe për të orientuar qeverinë për një mirëshpenzim të parasë publike.
“Të gjithë e dimë që në të shkuarën, në mungesë të shërbimeve të tilla, sistemi i paqartë dhe i vonueshëm në paraqitjen e tij edhe i manipulueshëm deri-diku, ka sjellë që, e para, shtetasit të mos përfitojnë në sasinë e kohën e duhur rimbursimin që parashikonte politika shtetërore si dhe pasojë imediate e kësaj që fondi i buxhetit i parashikuar për këtë qëllim nuk përdorej në mënyrën më të mirë”, theksoi ministri i Teknologjisë. Sipas tij, me kalimin në lidhjen ‘online’ të farmacive, me protokollet, procedurat përkatëse, mendoj që do të arrijmë edhe shërbime të tjera, rimbursime në kohë dhe përdorim të mirë, efikas, të rregullave në fuqi për këtë çështje.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›