E Shtunë, 31 Tetor 2026

Faruk Sejdini merr drejtimin e KF Elbasanit

Elbasan - Faruk Sejdini do të jetë trajneri i Elbasanit për pjesën e mbetur të këtij sezoni. Emërimi i tij ka ardhur menjëherë pas shkarkimit të Mirel Josës nga drejtimi i elbasanasve. Emri i Sejdinit është përfolur dje gjatë gjithë paradites në opinionin sportiv te qytetit. Në mbrëmje ai ka patur një takim me kryetarin e bashkisë Qazim Sejdini, dhe gjithçka ka marrë fund. Faruk Sejdini do të jetë trajneri i ekipit të Elbasanit.

Tekniku kryeqytetas pritet të bëjë sot prezantimin e tij përpara futbollistëve. Elbasani ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme, pasi pas 19 javësh ndodhet në vendin e 9-të me 23 pikë, shum larg objektivave të tij. Qëllimi i vetëm i elbasanasve në këtë pjesë të mbetur të sezonit është Kupa e Republikës. Në çerekfinale Elbasani do të ketë përpara skuadrën e Tiranës, e cila është duke kaluar aktualisht një moment të mirë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›