Sulm në Pakistan, të paktën 30 viktima
Islamabad - Bilanc i rëndë viktimash në Pakistan. Të paktën 30 persona kanë humbur jetën në një sulm me bombë të organizuar pranë një xhamie në Pakistan. Autoritetet policore deklaruan se numri i të plagosurve në sulmin e organizuar në afërsi të qytetit Dera Gazi Han, arrin deri në afërsisht 40. Ndërkohë, asnjë organizatë nuk ka marrë deri më tani përsipër sulmin.