E Shtunë, 31 Tetor 2026

Faruk Sejdini shkarkohet si trajner i Dinamos

Humbja e djeshme me Vllaznine ka rezultuar fatale per trajnerin Faruk Sejdini, i cili eshte larguar nga drejtimi i Dinamos. Shkarkimin e trajnerit te njohur e ka pohuar vete presidenti i bluve, Besnik Sulaj, i cili aktualisht gjendet ne Itali. Sulaj eshte shprehur se ka qene nje vendim i pashmangshem, i ardhur si pasoje e rezultateve te dobeta. Ne tete javet e ketij kampionati, Dinamo ka arritur tri fitore dhe pese humbje, duke mbledhur nente pike, sa gjysma e Tiranes qe mban kreun e renditjes. "Rezultatet nuk kane qene te mira. E vleresojme Sejdinin, por dihet qe trajneri eshte i pari qe mban pergjegjesi ne te tilla raste, prandaj edhe morem nje mase te tille", deklaroi per "Sport Ekspres" presidenti i Dinamos, Besnik Sulaj. Nderkohe, zevendespresidenti i bluve, Avni Brace, eshte shprehur se nuk ka asnje dijeni ne lidhje me fatin e trajnerit, megjithese vete Sulaj ka konfirmuar gjithcka. Nje praktike e pakuptueshme, e ndjekur edhe diten e emerimit te trajnerit, kur Brace mohonte cdo kontakt, edhe pse marreveshja me Sejdinin ishte arritur.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›