E Diel, 1 Nëntor 2026

Dukuria, Teuta dhe Besa nuk fitojnë dot në shtëpi

Teuta e Durrësit duket se është më e fortë jashtë "Niko Dovanës", teksa nuk ka regjistuar ende një fitore shtëpiake, duke qenë së bashku me fqinjën e saj, Besën e Kavajës, dy ekipet e vetme që nuk i janë gëzuar një tripikëshi para tifozëve të tyre. Teuta në 3 ndeshje në shtëpi ka regjistruar 3 barazime, ndërsa Besa në 3 ndeshje, ka marrë 2 barazime dhe 1 humbje, teksa kavajsit kanë fituar 2 ndeshje jashtë.
Janë gjashtë ekipe që nuk kanë asnjë fitore jashtë fushe: Vllaznia, Luftëtari, Dinamo, Flamurtari, Kastrioti dhe Apolonia. Jashtë fushës nuk kanë humbur asnjë takim tre ekipe: Tirana, Partizani dhe Teuta. Pikët e plota në shtëpi i ka marrë vetëm Tirana: në 4 ndeshje-4 fitore. mëshumbë humbje ka regjistruar Apolonia : 6 të tilla në 8 ndeshje. Apolonia mban edhe rekordin për golat e pësuar: 18 gola në 8 ndeshje, ose 2.2 gola për ndeshje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›