E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fassino Mbeshtesim PS

Piero Fassino ish lider i se majtes dhe nje nder figurat qendrore te Partise Demokratike italiane ka mbeshtetur socialistet shqiptare ne kerkesen per hetimin e zgjedhjeve duke e vene theksin tek fakti se kjo gezon edhe mbeshtetjen e Parlamentit Europian por edhe te komisionit dhe Komisionerit per Zgjerim ne BE.

Fassino eshte shprehur i shqetesuar per krizen politike e cila sipas tij ka bllokuar jeten politike dhe ate te institucioneve nje situate kjo qe sipas tij eshte mjaft e rende ndaj dhe duhet zgjidhur menjehere.

I bej apel te gjitha forcave qe te pranojne oferten e arsyeshme per te nxjerre vendin nga ngerci politik qe perballet prej shume kohesh. Gjetja e zgjidhjes per konfliktin e ketyre muajve eshte e rendesishme u shpreh Fassino.

Fassino beri apel qe zgjidhja te vije sa me pare ne menyre qe te zhbllokohet sipas tij njehere e me pare problemi i zgjedhjeve te kontestuara dhe qe ti lejoje jetes politike shqiptare ti kthehet normalitetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›