E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana pa drita konflikt mes OST dhe CEZ

Gjate gjithe dites se djeshme deri ne oret e para te dites se enjte ne shume zona te kryeqytetit ka munguar energjia elekterike.
Por Operatori i Sistemit te Transmetimit te energjise thote se mban pergjegjesi per kufizimet vetem per oret e mbremjes pas nje defekti te shkaktuar nga kushtet e veshtira atmosferike.

Dje pati nje problem ne disa zona te Tiranes pasi edhe moti ishte me shkarkime. Por kjo nuk ka lidhje me fidra te vecante tha Sokol Ramadani administrator i OST-se.

Administratori i OST-se sqaron se kufizimet e energjise elektrike ne shume zona te Tiranes gjate ketyre diteve nuk kane ardhur prej tyre por nga CEZ. Por zedhenesja e CEZ thote se mungesa e energjise elektrike ne zonen e Tiranes se Re Selite dhe Shkoze ka ardhur si pasoje e defekteve ne rrjetin e transmetimit.

Zyra e Shtypit ne CEZ ka sqaruar se rrjeti eshte tejet i amortizuar se ne shume qytete por edhe zona rurale hasen probleme me furnizimin me energji elektrike. CEZ paralajmeron se kufizimet e energjise elektrike do te vazhdojne.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›