Fasulja në Kukës shitet 500–600 lekë për kg, konsumatorët: Çmimi është i lartë

Këtë vit çmimi i fasuleve të reja në Kukës varion nga 500 lekë në 600 lekë për kg. Kushtet jo të favorshme klimaterike bënë që këtë vit prodhimi i kulturës së fasules të ishte më i pakët duke munguar në treg ndërsa për konsumatorët ky çmim mbetet i papërballueshëm.
Një pjesë e banorëve që jetojnë në fshatra thonë se ndonëse kanë mbjellë fasulet prodhimi nuk ju mjafton as për familjet e tyre.
Për stinën e dimrit, një familje duhet të siguroj deri 40 kg fasule. Ndryshe nga produktet e tjera për blerësit fasulja e importuar po blihet më se shumti kjo për shkak të çmimit më të ulët.
/RTSH/