Fati dhe fataliteti i kultures
Ne vitin 1897 Faik Konica ne nje artikull analitik me titull Letersia shqiptare jep nje konkluzion deshperues alarmant per gjendjen e letersise sone deri ne ate kohe. E gjithe letersia shqiptare mund te permblidhet ne pese apo gjashte vellime mjaft te holla - thote Konica. Ndonese konstatim i thene publikisht ne periudhen e romantizmit shqiptar kur gelonte krenaria kombetare ne veprat e autoreve te kohes rigorozisht sipas frymes mobilizuese tipike te Rilindjes Shqiptare konstatimi i Konices eshte disi kontravers por pa dyshim real. Nje gjuhe e vecante indoevropiane e lashte dhe e pangjashme me asnje gjuhe tjeter te planetit e pasur dhe e bukur po aq sa gjuhet evropiane me te medha te kultivuara prej shume shekujsh mund te permblidhej ne vigjilje te shekullit te atomit ne pese apo gjashte vellime madje mjaft te holla - sic e shpreh Konica i ri Konica i pakompromis me obskurantizmin. Nuk e di ekzaktesisht argumentin qe kane perdorur gjuhetaret e pare shqiptare qe paten mundesine te perballeshin ne diskurse shkencore me homologet e tyre evropiane. Hamendesimet e mia me ngjajne po aq te verteta sa te dhenat historiko-gjuhesore te deritanishme. Gjithsesi per nje gje sigurisht ata dhe jo vetem ata por edhe elita politike e shtetit te mevonshem se ciles gjuhesia dhe letersia i duheshin vetem per fasade jane ndier keq nga kjo varferi tekstesh letrare ne gjuhen shqipe. N.q.s. gjuha eshte vertet nje shenje ikonike e ekzistences se nje kombi atehere edhe letersia pa dyshim eshte shenja tjeter ikonike e kultures qytetarise dhe e shpirtit te ketij kombi. Madje sipas gjuhetarit te njohur britanik Robert H. Robins ne shume kultura boterore edhe sot burimin e origjines se gjuhes e mitizojne dhe e mistifikojne ne caqet e se pabesueshmes se nje universi hyjnor. Gjuhes shqipe nuk i mungonte asgje per te qene evropiane pervecse letersia e shkruar.
Eumlshte fakt dramatik qe gjuhes shqipe letersia e mirefillte asokohe i mungonte dhe kjo u prishte jo pak pune themeluesve te shtetit te ri. Kultura nuk shpeton ndonje gje as ndonje njeri ajo sperligj dot - thote Sartri - vecse eshte veper e njeriut ne te ky hedh shembellimin e tij dallon vetveten. Pra kultura eshte deshmi e ekzistences eshte deshmi e vetidentifikimit tone ne shoqerine njerezore.
Nderkohe qe publikonte Konica kete konstatim aspak optimist por gjithsesi ndergjegjesues romantiket e Rilindjes Kombetare ishin tashme ne fazen e tyre te fundit te qenesimit. Tre vjet me vone nga koha e botimit te ketij artikulli do te vdiste N. Frasheri poeti me i spikatur i kesaj periudhe ne Shqiperi. Ne vitin 1904 do te shuhej edhe De Rada poeti tjeter romantik po aq i rendesishem sa Naimi. Nderkohe deri ne kete moment pra ne vitin 1897 ishin bere perpjekjet per romanet e para - ne fillim ne gjuhe te huaja nga Sami Frasheri Taassuk-u Talat ve Fitnat 1872 ne turqisht Pashko Vasa Bardha de Temal 1890 ne frengjisht dhe me vone ne shqip Marcja 1899 nga Ndoc Nikaj per te cilin mund te themi se mbahet si themeluesi i romanit te pare shqiptar. Ishin bere perpjekje per dramen nga Santori per tregimin nga Naim Frasheri por selektimi i gjithe arritjes veshtire se mund te nxirrte nje veper qe te konkurronte me veprat e shquara bashkekohese ne gjuhet e Evropes Perendimore realitet te cilin e njihte mjaft mire edhe vete Konica i cili ne nje shkrim tjeter kesisoj i pezmatuar dhe i enjtur me terma rebelimi alla-konician i sulet Naimit duke e quajtur poet i tatatave dhe tototove.
Gjithsesi ai e vleresonte lart Naimin vleresonte arritjet dhe perpjekjet e mjaft punetoreve te tjere pak a shume te ngjashem me Naimin te cilet vetesakrifikoheshin nate e dite ne punishten e fjaleve te gjuhes shqipe por prape kur e kur Konica e zbrazte zhgenjimin duke i kopanisur me ironine e tij te holle njerin apo tjetrin personalitetet prej te cileve me sa duket priste me teper dhe sipas tij nuk e perligjnin famen qe kishin.
Ajo cka e kishte zhgenjyer dhe mbushur me keqardhje te thelle Konicen ishte vete fati eskilian i gjuhes shqipe fati i lashtesise se qenesimit te saj dhe fati dilematik prej humbesi te kohes te veprave madje te vete nje periudhe te gjate e te pakthyeshme te historise. Evropa ishte ne vigjilje te shekullit XX i cili do te njihej si shekulli i arritjeve me te medha shkencore ndersa per gjuhen shqipe letersia e niveleve evropiane ishte ne vigjilje te vet. Ndryshimi do te ndodhte ne shekullin e njezete kur letersia shqipe do te pasurohej me te gjitha zhanret letrare dhe me vepra te nivelit bashkekohor evropian.
Tashme pas rreth 114 vjetesh nga ajo kohe me se fundi gjuha shqipe ka ne fakt me cfare te prezantohet ne panairin e letersise se madhe evropiane dhe ne ate boterore madje jo me me pese gjashte vepra mjaft te holla por me nje mal me vepra disa prej te cilave mjaft te rendesishme me nje aradhe te gjate autoresh qe datojne qe nga vitet 20 te shekullit te shkuar per te ardhur me pas deri ne ditet tona. Po sa nderohen ata qe ia bene kete nderim gjuhes dhe letersise shqiptare sot Si jane trajtuar ne gjallje te tyre dhe si trajtohen sot veprat e atyre qe sjane me Po me te gjallet cka po ndodh Sa e vlereson shteti dhe sa e vleresojne vete krijuesit rendesine e te shkruarit te letersise shqipe Keto dhe mjaft pyetje te tjera normalisht per shumekend mund te kerkojne pergjigje te gjata e te detajuara deri ne imtesi dhe prape zor se do ta sqaronin gjendjen por per vete ata qe perbejne popullaten krijuese te kesaj Atlantide besoj ska nevoje per shume komente. Ska nevoje per shume komente per vete faktin se fenomenet negative ne kulture njihen tashme jo pak. Keto fenomene dhe problematika jane evidentuar here pas here dhe ne shtypin ditor apo ne forume te tjeterllojta ku mblidhen krijuesit. Gjendja vazhdon te jete e njejte ne rastin me te mire por ka dhe periudha kur gjerat perkeqesohen madje rendohen ne skajshmeri te patolerueshme me destruktivitetin e tyre.
Ne Shqiperine e sotme ska me vend per krijuesit. Per punetoret e letersise dhe te gjuhes shqipe sidomos po nuk u rekrutuan ne ndonje kahje politike ska me vend. Rekrutimi prape nuk duhet te kuptohet si nje angazhim politik sepse po te ishte keshtu nuk ka asgje te keqe por duhet kuptuar si rekrutim me krejt kuptimin qe bart termi.
Keta lloj shkrimtaresh te cilet pranojne rekrutimin zakonisht tek ne perbejne parine qe u prin puneve te letersise e te kultures ne vend. Cdo gje funksionon fale vullnetit te tyre promovimet cmimet nderimet perfshirja ne forume perfshirja ne antologji apo kolana botimesh. Ata sa per vete vegjetojne dhe e zhvillojne me lehtesi veprimtarine e tyre duke mos u penguar nga asgje dhe natyrisht duke mos u munguar asgje. Kur duan te flasin per veten e tyre u vihen ne dispozicion sakaq gazetat dhe ekranet e televizioneve lokale apo kombetare. Askujt nuk i bie nder mend aq me pak ketyre parvenyve se edhe letersia duhet te kete perkujdesjen e saj ne menyre qe te mos shkelet dhe gjymtohet nga arroganca e ekonomise se tregut te mos konsiderohet vecse mall konsumi ne vitrine te subvencionohen aktivitete dhe te jepen bursa me paanshmeri perzgjedhjeje per shkrimtaret te projektohet afirmimi i vlerave te autoreve apo grup-autoreve te ndryshem ne gjuhe te huaj permes perkthimeve te degjohet zeri i krijuesve te vertete te letersise ne gjuhen shqipe.
Se cilet jane shkrimtaret e vertete te gjuhes shqipe nuk eshte veshtire te dihet. Ne vend te nje liste me emra nese do te kishte dhene dikush tjeter me kete rast une do te sjell ketu vetem nje thenie nga kritiku amerikan Harold Blum i cili konkludon Te shkruarit keq vjen i gjithi ne nje forme kurse te shkruarit bukur eshte cmendurisht i ndryshem. Nese lexuesi shqiptar e gjen vetveten tek poezite oportune te banoreve te Big Brother kjo ska pse te penalizoje duke e lene pa mbeshtetje nga ana e shtetit apo botuesit nje poet tjeter i cili eshte mbreselenes por qe nuk e njeh lexuesi - sipas tyre. Poetet e vertete pikerisht ata kane me shume nevoje per kete perkujdesje. Poetet medioker nuk e kane asnjehere te domosdoshme ngase ata cfare duan e arrijne me lehte fale prakticitetit. Eumlnderrta e tyre jane tokesore sjellja po ashtu ndaj si te tille veprojne si pragmatiste dhe duke i bere llogarite pikesepari mire materialisht. Ata dine edhe te komportohen tek lexuesi dine te ekzistojne ne disa klane njeheresh te perfitojne nga te gjithe pa i dhene gje askujt. Historikisht poetet e vertete jane ata qe vuajne me teper nga mungesa e afirmimit dhe audiences prandaj atyre u nevojitet patjeter mbeshtetja. Duke e konstatuar kete fenomen Harold Blum ve ne dukje se vertet audienca e poeteve te eperm lirike eshte sigurisht e paket gje qe i trishton poetet tane me te mire. Sidoqofte ata kane shembuj shpresedhenes si rasti i paraardhesve te tyre Uilliam Bllejk Uollt Uitman Emili Dikinson dhe Zherard Manlej Hopkins - poete keta qe shume pakkush i njohu qe ne gjallje te tyre. Megjithate mua nuk me ngjan aspak per tu ngushelluar ky paragraf perkundrazi konstatimi i Blumit per mua ve ne dukje nje realitet dramatik disi standard i cili e mbeshtjell si nje kurore me gjemba gjate gjithe jetes se vet krijuese poetin e vertete. Pikerisht ne funksion te ndergjegjesimit te institucioneve njerezve kompetente dhe shoqerise per tia hequr kete kurore salvimi poetit vjen edhe ky shkrim si e gjithe publicistika ime letrare e ketyre viteve.