E Diel, 1 Nëntor 2026

BE Integrimi i romeve dhe egjiptianeve ploteson nje nga 12 kushtet per anetaresim

Drejtori ne Komisionin Evropian Pierre Mirel dhe ministri Spiro Ksera ritheksojne dhe nje here rendesine qe ka respektimi i komunitetet per vendin tone

Perfaqesuesit me te larte te Bashkimit Evropian kane theksuar dhe nje here kushtet qe duhet te plotesoje Shqiperia per anetaresimin e saj. Komsioneret evropiane i kujtojne dhe njehere politikes se ceshtja rome dhe masat antidiskriminim jane 1 nga 12 kriteret qe duhet te permbushe Shqiperia per tu integruar ne familjen evropiane. Ne nje takim te zhvilluar me keto komunitete drejtori ne Komisionin Evropian Pierre Mirel dhe Ministria e Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta me mbeshtetjen e Ministrise se Integrimit Evropian organizuan sot seminarin njeditor Per ngritjen e vetedijes per perfshirjen e romeve dhe egjiptianeve ne kuadrin e integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian . Objektivat e percaktuara ne Strategjine per perfshirjen rome dhe ne Planin e Veprimit te Dekades Rome jane te qarta dhe ne po punojme seriozisht per realizmin e tyre - u shpreh ministri i i Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta z. Spiro Ksera ne mbyllje te seminarit. Sipas drejtorit per Ballkanin Perendimor ne Komisionin Evropian z. Pierre Mirel Situata e komunitetit rom sot nuk eshte nje ceshtje vetem shqiptare por mbare evropiane dhe marrja e masave konkrete qe garantojne integrimin me te shpejte te ketij komuniteti ne te gjitha vendet ku ata jetojne eshte prioritet i perbashket.

Takimi

Aktiviteti u zhvillua ne kuader te ndjekjes se 12 prioriteteve te vendosura nga Opinioni i Komisionit Evropian per aplikimin e Shqiperise per anetaresim ne BE dhe para fillimit te zbatimit te projektit qe mbeshtet perfshirjen sociale te komunitetit rom dhe egjiptian i financuar nga Komisioni Evropian. Ju e dini qe perfshirja sociale e romeve eshte ceshtje evropiane platforma dhe nje nga kushtet e integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Platformat evropiane lidhen me politika te qarta te emigrimit. Qeveria dhe bashkite duhet ta shohin me vemendje ceshtjen e strehimit te romeve. Mbrojtja e te drejtave te njeriut dhe masat konkrete antidiskriminim jane 1 ne 12 kriteret per aplikimin e Shqiperise ne BE - ka theksuar Pierre Mirel drejtor ne Komisionin Evropian. Per komisionerin Pierre Mirel nuk eshte koha te themi se i kujt eshe faji por vendi ka nevoja per masa konkrete ku ne ceshtjen rome keto lidhen me aksesin per arsim sigurimin e strehimit dhe projekte per punesimin e tyre. Ndersa sipas Ministrit Ksera vullneti dhe angazhimi i qeverise shqiptare per integrimin e komunitetit rom eshte reflektuar edhe ne hartimin e Strategjise se Perfshirjes Sociale e cila artikulon synimet e politikave sociale per nxitjen e integrimit dhe permiresimit te standardeve te jeteses se grupeve lsquovulnerabel pjese e rendesishme e te cileve eshte dhe komuniteti rom dhe egjiptian. Familjet rome me probleme social-ekonomike mbeshteten me ndihme ekonomike masa mesatare e te ciles ka ardhur ne rritje vitet e fundit si pasoje e rritjes ndjeshem te buxhetit te shtetit per kete ze ku cdo vit perfitojne pagesa nga programi i ndihmes ekonomike rreth 1 500 familje - tha Ksera. Ne takim moren fjalen edhe ministrja e Integrimit znj. Majlinda Bregu Keshilltari i Larte per Ceshtjet Rome dhe Sinite prane OSBE-ODIHR-it z. Andrezej Mirga perfaqesuesit e komunitetit rom dhe egjiptian ne Komitetin Shteteror te Minoriteteve respektivisht zoti Refik Tare dhe Arian Lile komisionerja per Mbrojtjen nga Diskriminimi znj. Irma Baraku. Ne fund te aktivitetit pjesemarresit vleresuan se hartimi dhe zbatimi i masave konkrete per regjistrimin civil infrastrukturen arsimin aksesin ne sherbime sociale dhe shendetesore mbeshtetjen per formim profesional dhe punesim do te ndihmoje integrimin me te shpejte te komunitetit rom dhe permiresimin e kushteve social-ekonomike.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›