Fati i Greqisë, Skeptikët britanik: Gati për evakuimin e shtetasve tanë
Britani- Shtetasit britanikë që jetojnë në Greqi u paralajmëruan ditën e djeshme se mund të evakuohen. Kjo masa vjen në një kohë kur ministrat e Eurozonës- siç raporton ‘Daily Mail’- po përgatiten të nënshkruajnë paketën e ndihmës financiare për Greqinë, prej 108 miliardë eurosh.
Sekretari i Jashtëm britanik William Hague ka bërë me dije se britakinët janë njoftuar që të regjistrohen në zyrat konsullore teksa zyrtarët po përditësojnë planet e evakuimit nëse Greqia falimenton.
Britani ka bërë gati një plan kontigjent, nëse do të kërkohet të ndihmohen shtetasit britanikë që jetojnë në Greqi dhe këto plane ne i përditësojmë përditë”- tha Hague.
Natën e shkuar mbi 3.000 protesutes u përleshën me policinë në rrugët e Athinës teksa kryeministri grek Papadhimos udhëtoi drejt Brukselit, për përgatitjet e fundit lidhur me marrëveshjen me vendet e Eurogrupit.
Ekonomistët nuk presin që paketa e re të zgjidhë problemet ekonomike të Greqisë, të cilat sipas tyre duhet një dekadë e tërë për t’i trajtuar.
Shkrime të tjera me interes:
- Emigrantet në Britani, ligj i ri për shtetësinë Qeveria britanike do të anulojë ligjin që i lejon të...
- Ekonomia Britanike, Osborn: Gati plani i rimëkëmbjes Britani- Kancelari britanik, Xhorxh Osborn do të nënvijëzojë planet për...
- Britania kërkon izolim finaciar për Iranin Britani- William Hague, sekretari i jashtëm britanik akuzoi sot Iranin...