E Diel, 1 Nëntor 2026

Fati i PD/ Më të votuarit nga baza mblidhen në një takim 3 orësh. Çfarë u diskutua?

Kandidatë për deputetë të partisë demokratike, ish deputetë dhe anëtarë të votuar brenda strukturave u mblodhën për rreth 3 orë për të diskutuar për të ardhmen e partisë më të madhe opozitare në vend.

Pjesëmarrës në takim kanë qenë Ervin Salianji, Ilir Alimehmeti më i votuari në Tiranë; Hysen Kadiu të cilin rezultati e nxorri të parin e më të votuar në Primaret e Tiranës dhe që më pas u la jashtë listave; Aulon Kalaja më i votuari në listën e hapur Durrës, Gent Cela më i votuari Qarku Fier; Qani Xhafa në Qarkun Elbasan; Ted Kopliku më i votuari Qarku Shkodër, Xhemal Gjunkshi në Qarkun Dibër, Alma Kore më e votuara e Qarkut Gjirokastër, Parid Mahmutaj më i votuari në Qarkun Berat, Nada Daullja më e votuara në Qarkun Vlorë etj.

“Meritokracia, hapja dhe besimi qytetar dhe rikthimi tek ADN-ja fituese ishin kolonat mbi të cilat duhet të ndërtojmë të ardhmen e PD” thanë burime për Fax News.

Takimi vjen në një moment kur në bazën e demokratëve janë shfaqur hapur pakënaqësitë për mënyrën se si po bëhet opozitë.

LEXO EDHE: Noka përplaset me demokraten/ Reagon Jul Deda: Mirë “Muli” si pronar partie, po Vokshi pse nuk reagon?

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›