Fati politik i Presidentit Topi dhe 6 opsione
Fati i Presidentit të Republikës Bamir Topi, ish-nënkryetar i Partisë Demokratike dhe tani në armiqësi me kreun e saj, Sali Berishën, ka qenë një prej më të diskutuarve dhe do të bëhet edhe më shumë i tillë me afrimin e datës së zgjedhjes së kryetarit të ri të shtetit. Çlëvizje do të bëjë Topi? pyetet gjithandej në qarqe politike e mediatike, por edhe në shoqëri. Përgjigja është dhënë mbrëmë me një frazë të vetme të cilën Presidenti e ka etiketuar si të preferuarën e tij: Kurrë mos thuaj kurrë! Ja atëherë një listim i alternativave që shtrihen para Topit, por edhe që janë diskutuar më media:
1-Topi merr mbështetjen e PD për një mandat të dytë.
2-Topi merr mbështetjen e PS për një mandat të dytë.
3-Topi lë presidencën formon parti të re duke tërhequr nga PD-ja mbështetësit e tij, të pakënaqurit e larguar dhe ata që janë ende në PD.
4-Topi merr drejtimin e LZHK-së duke formuar një pol të ri të së djathtës me Ngjelën, Ndokën, Shehin, Ngjelën, Mustafajn, Oketën, Meksin e të tjerë për të patur kështu njëfarë LSI-ie djathtas.
5-Topi merr kryesimin e Aleancës Kuq e Zi duke e shndërruar dhe regjistruar atë si parti politike.
6-Topi kthehet në PD si pjesë e një pakti paraelektoral me Berishën pjesë e të cilit janë oferta ministrore për të dhe disa prej mbështetësve të tij.
Kurrë mos thuaj kurrë! tha mbrëmë në Top Story Presidenti aktual i Republikës, Bamir Topi.
Respublica.al
http://respublica.al/artikuj/2011/9/30/fati-politik-i-presidentit-topi-dhe-6-opsione