Fati tragjik i dy binjakeve të famshme anoreksike (FOTO)
Dy motra binjake, të cilat u bënë të famshme për betejën e tyre kundër anoreksisë, kanë përfunduar në mënyrë tragjike. Ato kanë humbur jetën të dyja, teksa shtëpia e tyre, që ndodhet pranë Melburnit në Australi, është përfshirë nga një zjarr.
Clare dhe Rachel Ëallmeyer, 42-vjeç, u bënë të famshme pasi dolën dolën disa herë në televizor për të folur në lidhje me anoreksinë, që i kishte kthyer ato në dy skelete dhe në një problem për dy prindërit e tyre të moshuar.
Në një rrëfim prekës të kohëve të fundit, ato kishin deklaruar se kurrë nuk kishin rënë në dashuri, kurrë nuk kishin pasur një punë dhe se vdekja ishte një çështje kohe për to.
Zjarri mendohet që të ketë qenë aksidental, megjithëse më parë ka pasur denoncime se dy motrat kanë tentuar që të vrasin njëra-tjetrën, si pasojë e stresit.






