Fatkeqesi ne garen e Le Manshit vdes piloti

Gara klasike e 24 orëve të Lë Manshit, në Francë, u trondit nga vdekja e një piloti gjatë së shtunës.
34-vjeçari Allan Simonsen u përplas dhunshëm me barrierat në kthesën e “Tertre Rouge”, vetëm dhjetë minuta pas nisjes së garës. “Aston Martin” i danezit pësoi dëmtime të shumta, por piloti ishte ende gjallë kur shërbimet mjekësore mbërritën pranë tij. Ai u dërgua me urgjencë me helikopter në një qendër mjekësore, por ndërroi jetë pak më pas. Kjo është hera e parë që një fatkeqësi regjistrohet në klasiken 24-orëshe që prej vitit 1997. Arsyeja e aksidentit, në një pistë të Francës Perëndimore, është ende nën hetim. / Top Channel