E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fatmir Limaj do paraqitet sërish para Gjykatës

Ish-ministri i transportit, Fatmir Limaj, tani deputet në Kuvendin e Kosovës,do të paraqitet sërish para prokurorit dhe gjykatësve.
 

Sipas mediave kosovare Limaj do të paraqitet në gjykatë rreth orës 14:00 ndërsa mësohet se kjo seancë do të mbahet për caktimin ose mos-caktimin e paraburgimit për ish-ministrin Limaj.
 

Ndërkohë të gjatë ditës së mërkurë, policia e EULEX-it ka arrestuar tetë persona në kuadër të hetimeve për krime lufte. Arrestimet janë kryer me urdhër të gjykatësit të EULEX-it me procedurë paraprake nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë.
 

Misioni evropian për sundimin e ligjit EULEX, ka lëshuar edhe disa fletë-arreste për disa persona të tjerë, ku në mesin e tyre është edhe deputeti i Kuvendi të Kosovës, Fatmir Limaj, ish-ministër i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›