E Shtunë, 31 Tetor 2026

Monumenti i Azem Hajdarit pranë Parlamentit të ri

Këshilli i ministrave ka vendosur ngritjen e monumentit të heroit të demokracisë dhe Pluralizmit Azem Hajdari. Në vendimin e Këshillit të Ministrave theksohet se monumenti i Azem Hajdarit do të ngrihet pranë ndërtesës së Parlamentit të ri në Tiranë.
 

Ndërsa ana financiare e ngritjes së monumentit do të përballohet nga buxheti i shtetit, për vitin 2011, miratuar për Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
 

Ndërkohë për ngritjen e monumentit ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve Publike dhe Transportit.
 

Gjithashtu vendimi i Këshillit të Ministrave për ngritjen e monumentit të heroit të demokracisë Azem Hajdari ka hyrë në fuqi menjëherë dhe është botuar në "Fletoren zyrtare".
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›