E Diel, 1 Nëntor 2026

Fatmir Limaj lirohet nga paraburgimi

Deputeti Fatmir Limaj është liruar nga paraburgimi para pak çastesh. Atij i është zëvendësuar masa e paraburgimit në arrest shtëpiak.

Kjo është konfirmuar për Indeksonline nga avokati mbrojtës i Limajt, Tomë Gashi.

Avokati Tomë Gashi ka bërë të ditur se këtë vendim e ka marrë Gjykata e Apelit pas ankesës së tij. Ky vendim do të zgjasë deri më 24 prill.

Indeksonline ka siguruar Vendimin e Gjykatës së apelit për zëvendësimin e masës së paraburgimit në arrest shtëpiak./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›