Shkup: Numri i policëve pesëfish më i lartë se i protestuesve

Ka përfunduar protesta në formë të marshimit të një grupi të rinjve shqiptarë , kryesisht nxënës të shkollave të Shkupit.
Turmat prej mbi 200 veta ka marshuar nga Bit Pazari në drejtim të Qeverisë, mirëpo turma është ndaluar nga njësitet speciale në afërsi të urës pranë sheshit Skenderbeu. Pas një qëndrimi të shkurtër turma e protestuesve me vrap është tërhequr në drejtim të Bit Pazarit, ndërsa gjatë tërheqjes janë sulmuar me gurë njësitet policore, transmeton Ina.
Grupe të protestuesve kanë theksuar se ishin tubuar për të shprehur revoltën për shkak të dhunës së huliganëve maqedonas ndaj të rinjve shqiptarë dhe mos ndëshkimin e tyre nga ana e organeve të rendit.
“Ne kemi dalur në protestë për të shprehur revoltën kundër huliganizmit maqedonas ndaj shqiptarëve dhe mungesën e reagimit të organeve policore për zbardhjen e incidenteve dhe rrahjen e shqiptarëve nëpër Shkup”, ka theksuar Besniku, një protestues i ri nga Shkupi.
Njësitet speciale nuk kanë ndjekur turmën e protuestve, e cila më pas është përcjellur nga policia e rregullt dhe se karvani i protestuesve ka përfunduar dhe është shpërndarë në hyrje të Çairit.
Protesta është ndjekur nga dhjetëra media ndërkombëtare dhe kryesisht ato rajonale. Protesta nuk pati jehonë të madhe pa thirrjeve të bashkësisë ndërkombëtare, BFIM dhe partive politike për të shmangur dhunën dhe incidentet./Indeksonline/